LIVE UPDATES
Bota

Kandidati për guvernator zotohet të vazhdojë garën pas njoftimeve për komente racore dhe seksuale

Aktualisht në postin e zv/guvernatorit, Robinson fitoi bindshëm zgjedhjet paraprake të marsit brenda republikanëve për të kantiduar për postin e guvernatorit

20 Shtator 2024, 21:45 Nga E. D
Kandidati për guvernator zotohet të vazhdojë garën pas
fotot ilustruese

SHBA- Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, tha të enjten se do të qëndrojë në garë pavarësisht një njoftimi të rrjetit CNN se ai kishte postuar komente të ashpra racore dhe seksuale në një rrjet mesazhesh në internet, duke thënë se atë nuk do ta detyrojnë të largohet nga gara “gënjeshtrat banale” të tipit të revistave tabloid.

Aktualisht në postin e zv/guvernatorit, Robinson fitoi bindshëm zgjedhjet paraprake të marsit brenda republikanëve për të kantiduar për postin e guvernatorit. Anketat tregojnë për epërsi të kandidatit demokrat për guvernator, Josh Stein, i cili aktualisht është prokuror i përgjithshëm.

“Do ta vazhdojmë garën dhe synojmë të fitojmë”, tha zoti Robinson në një postim me video në rrjetin X. “E dimë që me ndihmën tuaj do të arrijmë synimin”. Në videon e postuar, ai iu referua lajmit të rrjetit CNN, që nuk ishte publikuar ende, por pa dhënë detaje.

“Më lejoni t'ju siguroj, gjërat që do të shihni në atë lajm nuk janë fjalët e Mark Robinson-it”, tha ai. “Ju e dini si flas unë dhe e njihni karakterin tim”.

Lajmi i rrjetit CNN flet për një seri komentesh racore dhe seksuale, për të cilat thotë se janë postuar më shumë se një dekadë më parë nga zoti Robinson në një rrjet mesazhesh të një faqeje pornografike në internet.

Sipas kanalit CNN, zoti Robinson, i cili mund të bëhet guvernatori i parë zezak i Karolinës së Veriut, postoi në rrjetin e mesazheve të faqes pornografike sulme të ashpra racore kundër udhëheqësit të ndjerë të drejtave civile, Martin Luther King Jr. dhe në një rast e quajti veten “Nazist zezak”. Raporti nga rrjeti CNN flet edhe për një mori komentesh seksuale dhe vulgare.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur që komentet e përfolura janë shkruar dhe postuar nga zoti Robinson.

Rjeti CNN njoftoi se ka identifikuar detajet e llogarisë në faqen pornografike me llogari të tjera në internet të zotit Robinson, duke krahasuar emrin e përdoruesit, një adresë të njohur emali dhe emrin e tij të plotë.

Lajmi i kanalit CNN thotë se detajet e shkruara nga përdoruesi i llogarisë përputheshin me moshën e zotit Robinson, kohëzgjatjen e martesës dhe të dhëna të tjera biografike. Po ashtu krahasoi frazat e përdorura nga ai në rrjetin Twitter me shprehjet e postuara nga llogaria në faqen pornografike.

Shumë mediume kanë raportuar ndërkohë lidhur me një fjalim të zotit Robinson në vitin 2021 në një kishë ku ai përdori fjalën “ndyrësi” kur fliste për homoseksualët dhe transgjinorët.

Kundërshtari i tij, demokrati Josh Stein, thotë se historia e komenteve nxitëse të zotit Robinson e bëjnë atë një figurë ekstreme për të drejtuar shtetin e Karolinës së Veriut.

Analistët thonë se problemet e fushatës së republikanit Robinson mund të dëmtojnë përpjekjet e ish Presidentit Donald Trump për të fituar 16 votat elektorale të këtij shteti fushëbetejë si dhe kandidatët e tjerë republikanë të atij shteti.

Anketat e fundit tregojnë se Nënpresidentja Harris dhe zoti Trump gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë, ndërsa kandidati demokrat për guvernator, Josh Stein, ka një epërsi me rreth 10% përballë republikanit Robinson.

Josh Stein dhe aleatët e tij kanë ribotuar në mënyrë të përsëritur një postim në Facebook të vitit 2019, në të cilin zoti Robinson shprehet se aborti në Amerikë ka të bëjë me “vrasjen e foshnjes pasi e ëma nuk ishte e përgjegjshme sa duhet për ta mbajtur fustanin të veshur”.

Ekipi i fushatës së zotit Stein tha në një deklaratë se "banorët e Karolinës së Veriut tanimë e dinë se Mark Robinsoni është plotësisht i papërshtatshëm për të qenë Guvernator".

Ligji i shtetit thotë se një kandidat për guvernator mund të tërhiqet si kandidat jo më vonë se një ditë para se të shpërndahen fletëvotimet e para në mungesë, të cilat fillimisht ju dërgohen atyre që shërbejnë në ushtri dhe votuesve që ndodhen jashtë shtetit. Ky afat skadoi të enjten.

Ish Presidenti Trump ka shprehur shpesh mbështetjen e tij për zotin Robinson, i cili është konsideruar si një politikan me ndikim në rritje në partinë e tij. Ai është i njohur për fjalimet e tij të zjarrta dhe retorikën e flaktë. Përpara zgjedhjeve të marsit, zoti Trump, në një tubim në Greensboro, lavdëroi aftësinë e tij për fjalime duke e krahasuar me Martin Luther King-un.

Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump duket se po distancohet nga zoti Robinson, ndërsa njoftimi i rrjetit CNN po përhapet. Në një deklaratë për Associated Press, zëdhënësja e ekipit të zotit Trump, Karoline Leavitt tha se kandidati republikan "është përqëndruar në fitimin e garës për Shtëpinë së Bardhë dhe shpëtimin e këtij vendi", duke e quajtur Karolinën e Veriut "një pjesë jetike të atij plani".

Zonja Leavitt vazhdoi të krahasonte arritjet në ekonomi të ish Presidentit Trump me atë të rivales demokrate Harris, duke mos përmendur zotin Robinson me emër. Ajo gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai do të shfaqej krahas zotit Trump në një tubim të fushatës të planifikuar për të shtunën në Wilmington të Karolinës së Veriut, apo nëse ishte ftuar ta bënte këtë.

Zëdhënësi i ekipit të zonjës Harris, Ammar Moussa, shkroi në platformën e mediave sociale X se "Donald Trump-i ka një problem me emrin Mark Robinson". Ai gjithashtu e shpërndau një foto të të dyve së bashku.

Partia Republikane e Karolinës së Veriut e mbrojti zotin Robinson në një deklaratë në rrjetin social X, duke thënë se pavarësisht mohimit nga ana e tij të raportit të rrjetit CNN, kjo nuk do ta "ndalonte të majtën që të përpiqet ta demonizojë atë nëpërmjet sulmeve personale". Partia iu referua politikave ekonomike dhe të imigracionit si çështjet mbizotëruese zgjedhore për të cilat banorët e Karolinës së Veriut do të kujdesen më shumë.

“E majta ka nevojë që këto zgjedhje të jenë një garë personaliteti, jo një garë politikash, sepse nëse votuesit përqëndrohet në politikë, republikanët fitojnë në ditën e zgjedhjeve”, tha partia republikane.

Scott Lassiter, kandidat republikan për Senatin e shtetit në një qark fushëbetejë, i bëri thirrje zotit Robinson të "pezullonte fushatën e tij për të lejuar një kandidat cilësor ta përfundojë këtë garë".

Ed Broyhill, anëtar i Komitetit Kombëtar Republikan në Karolinën e Veriut, tha se ai foli me zotin Robinson të enjten pasdite dhe ende e mbështet atë si kandidat të partisë. Në një intervistë, zoti Broyhill sugjeroi se të dhënat në internet mund të ishin fabrikuar.

"Më duket si një mashtrim i ndyrë," tha ai.

Ligjvënësi Richard Hudson nga Karolina e Veriut, kryetar i komisionit të Partisë Republikane në Kongresin amerikan për fushatën zgjedhore, u tha gazetarëve se ato që u njoftuan në artikullin e rrjetit CNN ishin "shqetësuese". Zoti Robinson, tha ai, ka nevojë të bëjë disa sqarime në shtetin e tij.

Zoti Robinson, 56 vjeçar, u zgjodh në pozitën që ka momentalisht në vitin 2020. Ai thotë se ka kaluar fëmijëri të varfër, ka bërë punë, por që më vonë janë mbyllur, për të cilat ai fajëson Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA). Fjalimi i tij katërminutësh në Këshillin Bashkiak të Greensboro-s, duke mbrojtur të drejtat e armëmbajtjes dhe duke u ankuar për "demonizimin" e oficerëve të policisë u bë virale. Ky fjalim i siguroi atij një pozitë në bordin e Shoqatës Kombëtare të Armëve dhe popullaritet mes votuesve konservatorë./VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj