9 Mars 2025, 22:17
Nga E. D
Calin Georgescu
RUMANI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë.
Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.
Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e sigurisë.
Georgescu e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e majit të premten, mes dyshimesh se nuk do të lejohet të garonte.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.
Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.
Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.
Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat./REL
calin georgescu
Bota
9 Mars 2025, 21:44
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Në vetëm shtatë javë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë për një...
Bota
9 Mars 2025, 20:48
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për ...
Bota
9 Mars 2025, 20:39
E. D
Elon Musk
SHBA- Elon Musk është përplasur me ministrin e Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, i cili “guxoi” të komen...
Bota
9 Mars 2025, 20:28
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- SHBA dhe Ukraina po përgatiten për bisedime në Arabinë Saudite këtë jav&...
Bota
9 Mars 2025, 20:21
E. D
foto ilustruese
NEW YORK- Zjarre të përhapura me shpejtësi nga erërat e forta dogjën të shtunën një sipërfaqe ...
Bota
9 Mars 2025, 20:17
Dosja
Foto ilustruese
IZRAEL - Izraeli ka njoftuar se po ndërpret furnizimin me energji elektrike në Gaza. Njoftimi i së dielës vjen nj&...
Bota
9 Mars 2025, 19:54
E. D
foto ilustruese
SIRI- Udhëheqësi i Sirisë Ahmed Sharaa ka bërë thirrje për paqe pas ditëve të përleshjeve ku f...
Bota
9 Mars 2025, 19:34
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve ...
Bota
9 Mars 2025, 19:23
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë nga investimi i Bashkimit Evropian për riarmatim, i...
Bota
9 Mars 2025, 19:08
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari i ardhshëm i zgjedhur i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se do të kontaktonte me Franc&eum...