LIVE UPDATES
Bota

Katër të vrarë, 24 të plagosur nga një sulm rus me dronë në Ukrainë

Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.

29 Mars 2025, 14:47 Nga E. D
Katër të vrarë, 24 të plagosur nga një sulm rus me
foto ilustruese

UKRAINË-  Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal.

"Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro", tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk.

Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.

"Rusia tallet me përpjekjet globale për paqe, duke e zgjatur luftën dhe duke kryer akte terrori sepse ende nuk ndien trysni të vërtetë", tha Zelensky në një postim në X më 29 mars.

Lysak tha se një ndërtesë e lartë banimi dhe gati 10 shtëpi private u përfshinë nga zjarri. Zjarri në kompleksin e hotelit është vënë nën kontroll, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se ky sulm është "përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve të SHBA-së për armëpushim".

Më 28 mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një sulm i kryer një ditë më parë në rajonin Briansk të Rusisë shkatërroi infrastrukturën ushtarake të një pike kontrolli. Forcat Ajrore të Ukrainës goditën pikën kufitare Pogar në vendbanimin Sluçovsk në rajonin Briansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Bazuar në vlerësimet fillestare Rusia ka humbur 15 deri në 40 rusë në këtë sulm, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës. Pretendimet e shtabit nuk ishte e mundur të verifikoheshin.

Shtabi i Përgjithshëm tha se sulmi ajror ishte përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me dronë të ushtrisë ruse ndaj vendbanimeve ukrainase, të cilat shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe vrasin qytetarët ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk raportoi për ndonjë sulm në pikën kufitare Pogar. Guvernatori i rajonit Briansk njoftoi për një sulm në një ndërmarrje bujqësore në zonë një ditë më parë.

Ndërkohë, mes një serie bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm midis Kievit dhe Moskës, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha më 28 mars se ai sheh "një përparim të jashtëzakonshëm" drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

"Sigurohemi që ajo që po shohim nga njëra palë të përputhet me atë që po bën pala tjetër dhe anasjelltas [...] Për herë të parë në katër vjet, falë presidentit Trump, kemi një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqësore", tha Vance për gazetarët gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane në Pituffik të Grenlandës./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj