LIVE UPDATES
Bota

KE: Adhurimi i kriminelëve të luftës në Serbi vazhdon pa pasoja

Këta dy kapituj përfshijnë sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

7 Qershor 2023, 15:33 Nga a.l
KE: Adhurimi i kriminelëve të luftës në Serbi vazhdon pa
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian, përmes një non-paper dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me përmbushjen e kritereve nga Serbia për kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim, ka tërhequr vërejtjen se në nivelet më të larta, në Serbi vazhdon pa pasoja madhërimi i kriminelëve të dënuar të luftës, dhe atyre u jepet hapësirë publike dhe politike.

Këta dy kapituj përfshijnë sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Përmbushja e kritereve kalimtare në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 janë parakushte për Serbinë që të mbyllë cilindo kapitull tjetër në procesin e negociatave, prandaj raportohet rregullisht për përparimin e bërë në përmbushjen e tyre.

Në këtë raport konstatohet se Serbia ka ndërmarrë disa hapa për të përmbushur kriteret, por aty theksohet se ende duhet të punohet në krijimin e vullnetit politik për thellimin e reformave, që të adresohen mungesat në fushat kyçe si gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së mediave dhe në ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës.

Duke rikujtuar obligimet e Serbisë për të bashkëpunuar për krimet e luftës me Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, pasi ky mekanizëm ka marrë përsipër vazhdimin e disa proceseve nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në raport u tha se Serbia nuk ka bashkëpunim të plotë me këtë gjykatë. Veçanërisht, në raport u theksua se ka mungesë të bashkëpunimit në rastet e arrestimeve të personave të akuzuar për pengim të drejtësisë. Po ashtu, u përmend se nga zyrtarët e Serbisë shpesh vihen në pikëpyetje vendimet e gjykatës në Hagë për krime lufte dhe madhërohen kriminelët e dënuar për krime lufte.

“Një numër i figurave të partive politike në Serbi, përfshirë edhe në nivelin e ministrave, vazhdojnë të ofrojnë mbështetje dhe hapësirë publike për kriminelët e dënuar të luftës. Kriminelët e dënuar të luftës vazhdojnë të përhapin gjuhë të urrejtjes në hapësirën publike. Disa politikanë të caktuar vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, pa pasoja”, u tha në raport.

Gjatë gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës më 1995, ushtarët dhe policët serbë vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë dhe trupat e tyre i varrosën në varreza masive. Kjo ngjarje është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Në raportin e Komisionit Evropian po ashtu u përmend edhe bashkëpunimi i Serbisë me shtetet fqinje për rastet e krimeve të luftës dhe shkëmbimin e provave të caktuara. Aty u tha se bashkëpunimi me Kroacinë dhe Kosovën nuk ka sjellë rezultatet e duhura.

Në raport u theksua se Serbia ka dështuar që të përfshijë kompensimin financiar për viktimat e krimeve të luftës në proceset penale.

Viktimat civile të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të tyre mbeten të neglizhuara në aspektin politik, social dhe ekonomik. Dinamika e gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Serbi është ngadalësuar dukshëm në vitet e fundit. Një përkushtim i vërtetë për të adresuar këto raste, përfshirë edhe të dyshuarit e rangut të lartë, duhet të sigurohet”, u tha në raport.

Në dokumentin joformal të Komisionit Evropian po ashtu u tërhoq vërejtja edhe për presionin ndaj mediave në Serbi. Aty u nënvizua se në Serbi i është dhënë hapësirë mediumit RT Balkans (Russia Today) në gjuhën serbe, që të përhapë dezinformata. Ky medium, sikurse agjencia ruse Sputnik, sipas raportit, përhapin narrativët e tyre edhe në ueb-faqet e tyre, por edhe duke përdorur mediat e tjera në Serbi. Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Russia Today dhe Sputnik pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./REL

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj