LIVE UPDATES
Bota

"Hapat janë plotësuar", Komisioni Evropian rekomandon hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

KE-ja u tha ambasadorëve të BE-së se Kievi dhe Kishinjevi i kanë përmbushur plotësisht hapat e nevojshëm në reforma për t’i filluar bisedimet zyrtare.

7 Qershor 2024, 17:05 Nga M.B
"Hapat janë plotësuar", Komisioni Evropian rekomandon hapjen
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet nga presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, në Bulboaca, Moldavi.

BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar të premten hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, duke thënë se ato janë përgatitura mjaftueshëm për hapjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian (BE). KE-ja u tha ambasadorëve të BE-së se Kievi dhe Kishinjevi i kanë përmbushur plotësisht hapat e nevojshëm në reforma për t’i filluar bisedimet zyrtare.

“Ne konsiderojmë se të gjitha hapat janë plotësuar nga këto dy vende”, tha një zëdhënëse e komisionit për gazetarë të premten.

“Tani vendimi u takon vendeve anëtare”, shtoi ajo.

Në rastin e Ukrainës, bërja e reformave përfshiu luftën kundër korrupsionit, demokratizimi, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, thanë zyrtarët për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, Moldavia i ka plotësuar kriteret për reforma në gjyqësor, demokratizim, dhe në luftën kundër korrupsionit, thanë zyrtarët. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, e ka lavdëruar vendimin e komisionit.

“Falëminderit për vlerësimin pozitiv të përparimit tonë drejt integrimit evropian. Njoftimi i KE-së thekson se Ukraina po vazhdon përpjekjet sistematike për t’iu bashkuara BE-së dhe se i ka përmbushur të gjitha reformat shtesë”, tha Shmyhal.

Ai shtoi se Kievi është duke pritur tani për hapin e radhës nga partnerët e vet evropian – nisjen zyrtarisht të bisedimeve të anëtarësimit këtë muaj.

“Populli ukrainas po e zgjedh çdo ditë të drejtën për të qenë pjesë e familjes evropiane në luftë kundër agresorit rus”, shtoi ai.

Brukseli po i nxit këto dy vende ta vazhdojë rrugën e tyre drejt Evropës, para periudhës tranzitore në bllok, i cili do ta zgjedhë Parlamentin e ri në zgjedhjet e kësaj fundjave. Blloku me 27 vende anëtare do ta ketë edhe një komision të ri, dhe do të udhëhiqet prej Hungarisë nga muaji i ardhshëm deri në fund të këtij viti. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe sistematikisht i ka kundërshtuar apo minuar vendimet e BE-së për ta sanksionuar Moskën për pushtimin e Ukrainës. Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022./REL

be ukraina

Sondazh

Poll
Bota 7 Qershor 2024, 14:56 N.F

REL: Si zgjidhen krerët e BE-së?

Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj