LIVE UPDATES
Bota

Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në SHBA?

As MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këto kontrata – se pse janë bërë pikërisht tani dhe si janë zgjedhur të kontraktuarit. Megjithatë, për Rakipin dhe Mustafajn ka disa informacione në platformat digjitale.

19 Korrik 2023, 13:58 Nga k.m.
Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në SHBA?
Foto ilustruese

Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës për lobim në SHBA, Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal, nuk kanë pasur asnjë marrëveshje lobimi të regjistruar më parë në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Bazuar në kontratat e nënshkruara më 26 qershor dhe të vlefshme për një vit, Rakipidhe Mustafaj do të paguhen nga 147 mijë euro nga MPJD-ja për aktivitetet e tyre. Shuma edhe më të mëdha janë ndarë në të kaluarën për kompani lobuese në SHBA, të cilat zakonisht kanë qenë të huaja dhe me përvojë në lobim. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Rakipin dhe Mustafajn lidhur me kontratat e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje prej tyre.

As MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këto kontrata – se pse janë bërë pikërisht tani dhe si janë zgjedhur të kontraktuarit. Megjithatë, për Rakipin dhe Mustafajn ka disa informacione në platformat digjitale.

Kërkimi i emrave të tyre në rrjete sociale dhe ueb-faqe të tjera tregon se të dy kanë qenë veprimtarë për çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe për Kosovën, para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, e ka njohur ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, edhe para kontraktimit për lobim. Nëntë vjet më parë, Gërvalla e ka etiketuar atë në një sfidë leximi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Në llogarinë e saj në Twitter, Rakipi nuk ka bërë ndonjë postim origjinal prej se presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën në fillim të vitit 2021. Por, që atëherë, Rakipi i ka shpërndarë disa postime të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo, gjithashtu, ka shpërndarë postime ku kritikohet qëndrimi i SHBA-së lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara po gërmojnë kundër marrjes së zyrave të tyre nga kryetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndoshta mund të kishte ndodhur ndryshe, por që kur ne e ndëshkojmë një vend për demokracinë e vet? Diçka seriozisht nuk po shkon me politikën amerikane”, thuhet në një postim të rishpërndarë nga Rakipi.

Marrëveshja për lobim është nënshkruar rreth një muaj pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Në atë zonë – të banuar me shumicë serbe – banorë lokalë serbë protestojnë nga fundi i majit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Hyrja e tyre në objektet komunale në veri është asistuar nga Policia e Kosovës dhe ky veprim është kritikuar nga përfaqësues të SHBA-së, por edhe të Bashkimit Evropian. Zyrtarët e SHBA-së i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i ulë tensionet në veri të vendit dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkuese kundër saj, përfshirë përjashtimin nga një stërvitje e madhe ushtarake. Ngjashëm ka vepruar edhe BE-ja. Aktualisht, në llogarinë e tij në Twitter, edhe Mustafaj shfaqet kritik ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimin e mbajtur ndaj Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Duke reaguar ndaj një postimi të Departamentit amerikan të Shtetit për ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, Mustafaj shprehet kritik edhe ndaj SHBA-së. 

“Amerikës, në të vërtetë botës, i mungon mençuria dhe guximi i Madeline Albrightit për ta bërë atë që është e drejtë. Më duhet të besoj se ajo do të ishte tmerrësisht e zhgënjyer që SHBA-ja nuk po qëndron fort prapa Kosovës në vend që ta qetësojë [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiç – një diktator. Populli i Kosovës meriton më mirë”, shkroi ai në Twitter.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacionet amerikane në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Departamenti amerikan i Drejtësisë i bën publike marrëveshjet përmes të cilave persona apo kompani angazhohen nga shtete të huaja për lobim apo aktivitete të ndryshme politike brenda SHBA-së.

Në ueb-faqen e tij zbulohet se Kosova ka edhe një kontratë tjetër aktive, përveç dy kontratave të nënshkruara nga ministrja Gërvalla.

Ambasada e Kosovës në SHBA lidhi marrëveshje konsultimi me kreun e kompanisë Civica, Ilir Zherka, në vlerë prej 35 mijë dollarësh për një takim me “liderët e komunitetit shqiptaro-amerikan”.

“Civica do të ndihmojë në përcaktimin e objektivave dhe rezultateve të eventit; do t’i përgatitë materialet për punishtet; do ta lehtësojë eventin dhe më pas do të japë një raport”, thuhet në marrëveshjen e publikuar. Që nga 19 nëntori i vitit 1992, entitete të caktuara nga Kosova – si parti politike e institucione qeveritare – kanë shpenzuar miliona euro.

Historiku i kontratave të lobimit tregon se, në shumicën e rasteve, të kontraktuara kanë qenë kompani të njohura lobimi amerikane, si për shembull Ballard Partners dhe Podesta Group. Ka pasur edhe rast si lobimi për Qeverinë e Kosovës nga Bardhyl Tirana, gjatë viteve 1993-1999, kur ai është paguar me 1 dollar në vit.

Nga Serbia, aktualisht aktive është vetëm një kontratë lobimi nga Oda serbe për Tregti dhe Industri. Ky entitet ka kontraktuar kompaninë Yorktown Solutions për “shërbime këshillimore strategjike” për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ekonomike mes SHBA-së dhe Serbisë.

Kjo kontratë, që skadon më 8 nëntor të këtij viti, i ka kushtuar Odës serbe për Tregti dhe Industri 840 mijë dollarë.

E, përderisa nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kontratë aktive, nga Bosnje dhe Hercegovina janë tri aktive – të tria në lidhje me entitetin serb, Republika Sërpska.

Nga Shqipëria është vetëm një kontratë aktive: Prime Policy Group kryen shërbime falas për ish-kryeminstrin Sali Berisha, të cilin Departamenti amerikan i Shtetit e ka shpallur person të padëshiruar (person non grata) në vitin 2021, shkaku i akuzave për korrupsion./REL

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj