20 Gusht 2024, 17:43
Nga N.F
Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, në ambasadat serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.
“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Daçiç tha se Krasniqi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe se ai është urdhëruar të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër. Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.
Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”. Gjuriç tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriçit, por nuk ka marrë përgjigje./ REL
daçiç serbi
Bota
20 Gusht 2024, 17:38
Erion Malaj
Klasiku i maleve dhe deteve
Trashëgimia e pasur kulturore e Kinës është një pjesë integrale e identitetit dhe ndikimit të...
Bota
20 Gusht 2024, 17:25
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetues...
Bota
20 Gusht 2024, 16:58
N.F
Peshku
KALIFORNI- Një peshk i rrallë është gjetur i ngordhur në brigjet e San Diegos në Kaliforni. Gjetja e kë...
Bota
20 Gusht 2024, 16:54
E. D
6 pengjet
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më...
Bota
20 Gusht 2024, 16:48
E. D
Li Qiang
RUSI- Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë këtë javë, njoftoi të h&eum...
Bota
20 Gusht 2024, 16:33
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi sot se mpox, pavarës...
Bota
20 Gusht 2024, 16:15
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartësitë ngaqë propozimi i tanishëm amerikan për arm&e...
Bota
20 Gusht 2024, 15:53
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua të martën me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
Bota
20 Gusht 2024, 15:37
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar më 20 gusht një projektligj që ndalon punën e organizatave fe...
Bota
20 Gusht 2024, 15:24
E. D
Peter Stano
MITROVICË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë ...