20 Gusht 2023, 14:18
Nga a.l
Foto ilustruese
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit, shkruan REL.
“Ke bërë një gabim dhe do të të godasë në kokë, ashtu siç i godet në Ukrainë të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ju e keni hapur kutinë e Pandorës. Përgjigjet tuaja burokratike se Kosova është sui generis, se është një rast i veçantë, janë qesharake. As Albin Kurti dhe as Tirana nuk të besojnë në këtë”, tha Vuçeviç për TV Pink.
Ai është i mendimit se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.
“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, tha Vuçeviç.
Ai vlerësoi se liderët duhet të shikojnë “çfarë ka në histori” dhe të kuptojnë “çfarë po ndodh në oborrin e shtëpisë së tyre”.
“Ne nuk duam të udhëheqim politikën e tyre, por mund të themi se 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo është në rregull për maqedonasit, është në rregull edhe për ne, ju padyshim që do të keni një politikë që nuk do ta shohë Maqedoninë si vendin e tyre”, theksoi ai.
Vuçeviq vlerëson se ka një konsensus mbarëshqiptar për bashkim kombëtar dhe se “serbët naivë mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se nuk ka ndryshime kufijsh”.
Ai theksoi se “mantra se nuk ka ndryshime të kufijve ka qenë gjithmonë e vlefshme, ndaj kanë ndryshuar”.
“Unë nuk do të flija i qetë, por kjo është një pyetje për Shkupin dhe le të shohë Podgorica se çfarë do të bëjë. Unë shoh se pyetja më e madhe për ta tani është nëse partitë serbe, partia serbe, apo koalicioni lejohen të vijnë në pushtet me, thënë kushtimisht, disa ministri të vogla. Në Maqedoninë e Veriut 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit dhe në Mal të Zi 30 për qind e serbëve nuk mund t’i kenë dy ministri apo edhe një. Ata thonë se ne po përzihemi në punët e brendshme. Ju ndërhyni në punët tona të brendshme – e keni njohur Kosovën, a ka ndërhyrje më të keqe, më të pahijshme dhe më të hapur në punët e brendshme”, përfundoi Vuçeviç.
Reagime nga Mali i Zi
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.
Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.
“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.
Me kërcënimet se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të goditen në kokë nga njohja e Kosovës, siç ndodhi me Ukrainën”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, po i bie daulleve të luftës dhe po e destabilizon rajonin, tha deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve nga Mali i Zi, Andrija Nikoliç.
“Vuçeviçi qëllimisht e anashkalon faktin që Serbia nënshkroi marrëveshjen në Kumanovë, e cila përfaqëson kapitullimin e regjimit të Millosheviçit gjatë kohës së luftës dhe se Millosheviqi pranoi që të gjitha, ushtria, paraushtarakët, policia, parapolicia dhe të gjitha formacionet e tjera të armatosura nga Serbia të largohen përgjithmonë nga Kosova”, tha zyrtari i DPS-së a.
Së fundi, thotë ai, Vuçeviç mendon se publiku në Mal të Zi ka një “kujtesë të shkurtër”.
“Dhe të mos harrojë se me rezolutën 1244, Serbia pranoi të largohej nga Kosova, me të cilën hoqi integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës Federale të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe vendosi procedurën për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Mali i Zi, si shtetet tjera, thjesht zyrtarisht e pranoi se cila ishte gjendja faktike në terren dhe se me një interes, Serbia dhe Kosova të ecin përpara”, theksoi Nikoliç./ REL
milosh vuçeviç
Bota
20 Gusht 2023, 13:30
a.l
Ushtari rus
RUSI- Një ushtar rus i njohur me epitetin 'Rusi' ka falenderuar përmes jë videomesazhi merecënarët serbë që ...
Bota
20 Gusht 2023, 13:20
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Një person është plagosur me thikë sot në Mitrovicë. Lajmin e ka bërë t&eum...
Bota
20 Gusht 2023, 13:11
a.l
Tenerife
SPANJË- Zjarrfikësit në ishujt Kanarie të Spanjës po luftojnë me flakët që kanë p&eum...
Bota
20 Gusht 2023, 13:09
a.l
Ukrainë
“Po shkarkojmë të gjithë komisarët ushtarakë rajonalë. Ky sistem duhet të drejtohet nga njerëz q...
Bota
20 Gusht 2023, 12:40
a.l
Mesazhe me flamujt e Serbisë
Në ndërtesën e një prej shtëpive kryesore mediatike ruse, Rusia Sevodnja, dhe disa të tjera...
Bota
20 Gusht 2023, 12:22
a.l
Fermeri në Aleksandropoli
GREQI- Një fermer nga Aetochori, Aleksandropolis shpërtheu në lot pas shkatërrimit të...
Bota
20 Gusht 2023, 12:10
a.l
Anija kozmike Luna 25
RUSI- Misioni i Rusisë në Hënë ka dështuar pasi anija e saj kozmike Luna-25 doli jashtë...
Bota
20 Gusht 2023, 12:04
a.l
Zjarr në Kanada
KANADA- Situata e zjarreve në Kanada vijon të jetë kritike. Mediat e huaja raportojnë se në 24 orët e fu...
Bota
20 Gusht 2023, 11:59
a.l
Ashensor
KOSOVË- Një incident i pazakontë është raportuar në Prizren, ku dy persona të cilët kishin mbetur në ...
Bota
20 Gusht 2023, 11:49
a.l
Lideri
NIGER- Udhëheqësi i grushtit të shtetit të Nigerit ka propozuar një tranzicion tre-vjeçar të pushtetit pas tak...