25 Janar 2025, 14:29
Nga N.F
Foto ilustruese
GROENLANDË- Zyrtari më i lartë ushtarak i Bashkimit Evropian, Robert Briger është shprehur së fundit se do të ishte e arsyeshme që të vendoseshin trupa nga vendet evropiane në Greonlandë, pas qëllimit të shprehur të presidentit amerikan për të aneksuar Grenlandën në Shtetet e Bashkuara.
"Sipas mendimit tim, do të ishte krejtësisht e arsyeshme jo vetëm të vendoseshin forcat amerikane në Grenlandë, siç ka ndodhur deri më tani, por gjithashtu të konsiderohej vendosja e trupave të BE-së atje në të ardhmen," tha kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se një hap i tillë do të kërkonte një vendim politi. Gjenerali austriak tha se edhe uuropianët, si SHBA, kanë interesa në Greonlandë duke përmendur lëndët e para dhe vendndodhjen e saj strategjike.
“Megjithatë, me shkrirjen në rritje të akullit si rezultat i ndryshimeve klimatike, kjo gjithashtu krijon një potencial të caktuar për tension me Rusinë dhe ndoshta Kinën”, shtoi ai. Bridger shprehu shpresën që SHBA, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, do të respektojë paprekshmërinë e kufijve siç parashikohet nga Karta e OKB-së.
Trump ka shprehur interes për ta bërë Groenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e Shteteve të Bashkuara. Ai nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike për të detyruar Danimarkën ta dorëzojë atë.
Të premten më 24 janar Donald Trump dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen dyshohet se kanë pasur një konfrontim telefonik për rreth një orë, lidhur me interesimin e presidentit amerikan për përfshirjen e Grenlandës në Shtetet e Bashkuara. Sipas pesë zyrtarëve të lartë evropianë që folën për Financial Times në bisedën 45-minutëshe me kryeministren danez ajo ka bërë të qartë se ishulli nuk është në shitje.
trump groenlande
Bota
25 Janar 2025, 14:04
M.B
Katër ushtaret izraelite të liruara nga Hamasi, në Gazë, 25 janar.
LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit...
Bota
25 Janar 2025, 13:45
N.F
Pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Një stuhi e papritur "mbërtheu" Queensland-in në Australi. Nga pamjet e publikuara duken qytetar&...
Bota
25 Janar 2025, 13:25
N.F
Paul McCartney
ANGLI- Muzikanti, Paul McCartney në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se ndryshim...
Bota
25 Janar 2025, 13:09
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump ka rivendosur një ndalim financimi që synon shërbimet ndërkombëtare të ...
Bota
25 Janar 2025, 11:22
B.Z
Emigrantë
SHBA - Disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën, autoritetet amerikane arrestuan më shumë ...
Bota
25 Janar 2025, 10:02
N.F
Pete Hegsethin
SHBA- Senati amerikan e ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas n...
Bota
25 Janar 2025, 09:52
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar të premten 17 inspektorë gjeneralë të pavarur të agjencive qe...
Bota
25 Janar 2025, 09:27
B.Z
Foto ilustruese
SLLOVAKI - Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në të gjithë Sllovakinë pë...
Bota
25 Janar 2025, 09:03
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të...
Bota
25 Janar 2025, 08:44
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngj...