LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa e QUINT dhe debati për pronat e Manastirit të Deçanit në Kosovë

QUINT i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t'i dhënë Manastrit të Deçanit 24 hektarë tokë. Por qeveria e Komuna e Deçanit i referohen problematikës së tokave rreth manastirit.

24 Maj 2022, 15:54 Nga DOSJA
Kërkesa e QUINT dhe debati për pronat e Manastirit të
Manastiri i Decanit

Krerët e misioneve të vendeve më të industrializuara, QUINT, për të disatën herë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që ta zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'i kaluar në pronësi Manastirit të Deçanit rreth 24 hektarë tokë. Por qeveria e Kosovës dhe komuna e Deçanit ku gjendet Manastiri, hezitojnë ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas tyre tokat përreth manastirit kanë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore, duke shprehur habinë "se si i është njohur Manastirit e drejta e palës në procedurë”.

Gjashtë vjet pas nxjerrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, QUINT ia rikujtoi qeverisë së Kosovës se është obligim zbatimi i vendimit. "Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar. Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në deklaratën e QUINT.

Në deklaratë më tej thuhet se "krerët e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës. Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”.

Kisha ortodokse shprehet për shkelje të të drejtave të saj

Thirrjes së QUINT-it ju bashkua edhe Kisha Ortodokse Serbe, përmes igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, duke shprehur shqetësimin e saj për "shkeljen e të drejtave pronësore të Kishës Ortodokse Serbe nga institucionet e Kosovës”. "Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit shpreh shqetësim të thellë për mosrespektim dhe shkeljen e të drejtave pronësore të Kishës Ortodokse Serbe nga institucionet e Kosovës. Për vite kemi qenë dëshmitarë të pengimit të hapur të sundimit të ligjit si dhe deklaratave të shumta të papërgjegjshme dhe provokuese nga zyrtarët e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe. Sipas saj, qëndrimi i Prishtinës zyrtare nuk kontribuon në stabilitetin dhe pajtimin në Kosovë, por "nxit intolerancën etnike dhe fetare”. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit apelon edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që në Kosovë të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe liritë fetare për Kishën Ortodokse Serbe.

Reagimi i qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës nga ana e saj shprehet, se do të angazhohet maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit. Ajo u bën thirrje liderëve fetarë të Manastirit që të bëjnë pjesën e tyre duke kërkuar zgjidhje nëpërmjet dialogut e marrëveshjeve me popullatën lokale. "Jemi të vetëdijshëm që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, por duhet t'i kemi parasysh edhe kundërthëniet që i kanë përcjellë çështjet e tokave përreth Manastirit në aspektin historik dhe atë ligjor. Së pari gjithçka e ka burimin te vendimi i Qeverisë së Serbisë në vitin 1997, kur iu dhanë tokat Manastirit në mënyrë diskriminuese, sepse ato ishin pronë e dy ndërmarrjeve publike. Së dyti Manastiri i Deçanit nuk ka identitet të pavarur ligjor, sepse ligjërisht i përket Kishës Ortodokse Serbe. Është pak e habitshme se si i është njohur Manastirit e drejta e palës në procedurë. Aq sa është edhe përfshirja e Gjykatës Kushtetuese në këtë proces duke i dhënë të drejtë Manastirit”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës. Më tej qeveria e Kosovës thekson, se "çështja e pronësisë së tokave rreth Manastirit nuk ishte vendosur nga ndonjë Gjykatë përkatëse dhe Kushtetuesja nuk është dashur të marrë vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët tjera juridike”.

Qeveria e Kosovës vlerëson po ashtu Manastirin e Deçanit si "pjesë e mozaikut të pasur kulturor të Kosovës" dhe shpreh keqardhjen, se Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Qeveria e Serbisë ka replikuar përmes shefit të Zyrës së saj për Kosovën Petar Petkoviq, duke theksuar, se "qeveria në Prishtinë refuzon të zbatojë çdo gjë që është  rënë dakord nëse është në interes të popullit serb”. "Që nga viti 2016, politikanët në Prishtinë kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e instancës së tyre më të lartë juridike Gjykatës Kushtetuese. Ata jo vetëm që nuk janë në gjendje dhe nuk dëshirojnë të zbatojnë vendimet dhe as marrëveshjet nga Brukseli, por as nuk duan t'i zbatojnë vendimet e tyre sa herë që janë në pyetje serbët”, thotë Petar Petkoviq.

Qëndrimi i historianëve të Kosovës

Më të zëshmit dhe kundër që pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore t'i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, janë Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan. Kryetari i kësaj dege Shkodran Imeraj, thotë se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dy "ndërmarrjet "Apiko" dhe "Iliria", është i bazuar në kohën e masave të dhunshme të periudhës 1990-1999 që ka marrë Serbia për Kosovën”. Prandaj sipas tij, është "precedent i rrezikshëm”.

"Janë me dhjetëra kisha politike gjithandej Kosovës që ka ndërtuar shteti serb gjatë viteve 1990-1999, të cilat do të kërkojnë prona duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviqit. Andaj, çdo zbatim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, do të jetë fatal për Kosovën”, thotë Imeraj duke vlerësuar që "QUINT-i nuk duhet të bëjnë thirrje për zbatimin e vendimeve të kohës së Millosheviqit në Kosovë.

Ndërkohë nga vëzhguesit politikë theksohet, se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit  të Deçanit, mund ta pengojë Kosovën në rrugëtimin  saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Madje sipas tyre, pengesa e parë që mund t'i paraqitet Kosovës pas aplikimit zyrtar është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për faktin që demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë tri vlerat themelore. mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës./DW/

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni