Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kërcënimi i një lufte të hapur në mes të rivalëve të përbetuar në Lindje të Mesme, dhe përfshirja e SHBA-së në të, e ka rritur presionin në shumë rajone të botës, prandaj janë shtuar thirrjet për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në ndonjë kundërofensivë kundër Iranit, pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa në territorin izraelit, kanë thënë zyrtarët.
Kërcënimi i një lufte të hapur në mes të rivalëve të përbetuar në Lindje të Mesme, dhe përfshirja e SHBA-së në të, e ka rritur presionin në shumë rajone të botës, prandaj janë shtuar thirrjet për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.
SHBA-ja do të vazhdojë t’i ndihmojë Izraelit të mbrojë veten, por nuk dëshiron luftë, ka thënë John Kirby, zëdhënës për Siguri Kombëtare të SHBA-së, në disa komente për transmetuesin ABC. Mbreti i Jordanisë, Abdullah i ka thënë Bidenit, përmes telefonit, se çdo përshkallëzim prej Izraelit do ta zgjeronte konfliktin në rajon, ka raportuar media shtetërore e Jordanisë.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë pesë anëtarët e kabinetit të luftës në Izrael kërkojnë hakmarrje, ndonëse paneli është i ndarë për kohën dhe shkallën e një përgjigjeje eventuale. Irani e ka sulmuar Izraelin, si shenjë hakmarrjeje për një sulm në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e së cilit janë vrarë figura ushtarake kyçe.
Izraeli as nuk e ka pohuar dhe as mohuar kryerjen e sulmit. Megjithatë, sulmi me më shumë se 300 raketa dhe dronë, të nisur kryesisht prej Iranit, ka shkaktuar dëme modeste në Izrael, pasi pajisjet iraniane janë rrëzuar prej mbrojtjes ajrore izraelite, si dhe me ndihmën e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Jordanisë.
Dy zyrtarë të lartë izraelitë kanë dhënë sinjale të dielën se hakmarrja prej anës së Izraelit nuk do të ndodhë shpejt dhe se vendi nuk do të veprojë vetëm. Rrëzimi i dronëve dhe raketave iraniane ka kushtuar 1.2 miliard dollarë, sipas mediumeve izraelite, disa prej të cilave kanë raportuar se një pjesë e shpenzimeve është mbuluar prej SHBA-së.
Shefi i stafit të ushtrisë iraniane, gjenerali Mohammad Bagheri, ka thënë se “përgjigjja jonë do të jetë edhe më e madhe, nëse Izraeli hakmerret kundër Iranit”, dhe i ka thënë Uashingtonit që bazat e tij mund të sulmohen, po ashtu, nëse i ndihmojnë Izraelit në hakmarrje.
Ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amirabdollahian, ka thënë se Teherani e ka njoftuar SHBA-në se sulmi do të jetë i kufizuar dhe për qëllime të vetëmbrojtjes, dhe se i ka lajmëruar vendet e rajonit për sulmin 72 orë më herët.
Një burim diplomatik turk ka thënë se Irani e ka njoftuar Turqinë paraprakisht. SHBA-ja ka thënë se nuk është lajmëruar paraprakisht, por që ka komunikuar me zyrtarë iranianë para sulmit përmes ndërmjetësve zviceranë.
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) e kanë dënuar sulmin e Iranit dhe kanë thënë se do të punojnë për stabilizim të situatës, duke paralajmëruar se Teherani rrezikon “një përshkallëzim rajonal të pakontrollueshëm”.
Marrë nga REL
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi një telefonatë të dielën me liderët e Kongresit, duke përfshirë udh&...
Blinken dhe Fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Anthony Blinke...
Mike Johnson SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të dielën se do të bëjë përpjekj...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me Iranin përmes ndërmjetësuesve zviceranë, përpara dhe pas sul...
Sensorë SHBA- Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmëri të lartë me qëllimin për të zb...
Sulmet IZRAEL- Sulmi në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit mund të ketë kaluar me relativisht pak dëme, por sh&eum...
Foto ilustruese SHBA- SHBA ka reaguar sërish në lidhje me sulmet e regjistruara mbrëmë në Izrael nga dronët iranianë. N&...
Foto ilustruese IRAN- Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’i thërrasë dy divizione të ...
Takimi i G7 IZRAEL-Liderët e G7 kanë zhvilluar ditën e sotme një takim urgjent në lidhje e zhvillimet e fundit të regjistruar...