LIVE UPDATES
Bota

Këshilltari kryesor i Trump përplaset me Musk/ Navarro: Ai është një montues makinash! Shefi i Tesla-s: Budalla, ajo që ai thotë është dukshëm e rreme

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat.

8 Prill 2025, 16:57 Nga E. D
Këshilltari kryesor i Trump përplaset me Musk/ Navarro: Ai
Elon Musk dhe Peter Navarro

SHBA- Peter Navarro, këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një montues makinash dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat. Gjithashtu Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash. Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Por Elon Musk i është përgjigjur menjëherë Peter Navarro, duke mbrojtur Teslën.

"Tesla prodhon shumicën e makinave amerikane. Navarro është më budalla se një thes me tulla," shkroi Musk në X.

Në një postim tjetër, Musk vazhdoi sërish sulmin: "Navarro është me të vërtetë budalla. Ajo që ai thotë është dukshëm e rreme. Me çdo përkufizim që e shikoni, Tesla është prodhuesi më i kompletuar i makinave në Amerikë, me përqindjen më të lartë të përmbajtjes amerikane."

Deklaratat e Musk erdhën si përgjigje ndaj një interviste që Navarro i dha CNBC të hënën, në të cilën ai argumentoi se Musk nuk është një prodhues makinash, por një montim i thjeshtë, pasi automjetet Tesla përbëhen nga komponentë me burim nga jashtë.

Pak ditë më parë, në një postim që më pas e fshiu, Musk kishte shkruar se Navarro nuk ka ndërtuar asgjë. Ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u shfaq indiferente ndaj sulmeve publike të Musk ndaj një zyrtari qeveritar.  Sido qoftë Levitt iu përgjigj gazetarit të CNBC Eamon Javers duke thënë se "Ne jemi qeveria më transparente në histori - ne i shprehim hapur mosmarrëveshjet tona."

elon musk dhe peter navarro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj