LIVE UPDATES
Bota

Kina akuzon Uashingtonin se dëshiron të krijojë një "NATO" të re në Azi

Kina ka vepruar në mënyrë agresive, me pretendime territoriale mbi të gjithë Detin e Kinës Jugore, një rrugë kyçe globale detare, çka ka çuar në një numër në rritje të konflikteve, veçanërisht me Filipinet. Anijet kineze kanë përplasur anijet filipinase dhe i kanë goditur me topa uji.

2 Qershor 2024, 16:52 Nga r.ll
Kina akuzon Uashingtonin se dëshiron të krijojë një
foto ilustruese

PEKIN- Kina do të ndërmarrë veprime për të frenuar pavarësinë e Tajvanit, tha të dielën Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, gjatë një takimi në Singapor për sigurinë në rajonin e Azi-Paqësorit.

Ministri Dong pranoi rëndësinë e rinovimit të komunikimeve të reja ushtarake me Shtetet e Bashkuara ndërsa tensionet përshkallëzohen në Azi-Paqësor. Megjithatë, ai akuzoi Uashingtonin se ka shkaktuar fërkime duke i ofruar mbështetje Tajvanit dhe Filipineve.

“Për shkak se ushtria kineze dhe ajo amerikane kanë dallime, ka një nevojë më të madhe për komunikim. Edhe pse kemi rrugë të ndryshme zhvillimi, nuk duhet të ndjekim konfrontimin me njëri-tjetrin”, tha ministri Dong.

Kina ka vepruar në mënyrë agresive, me pretendime territoriale mbi të gjithë Detin e Kinës Jugore, një rrugë kyçe globale detare, çka ka çuar në një numër në rritje të konflikteve, veçanërisht me Filipinet. Anijet kineze kanë përplasur anijet filipinase dhe i kanë goditur me topa uji.

Shefi i ushtrisë kineze këmbënguli se Pekini zbaton politika që nuk janë agresive, përpara se të kërcënonte Filipinet, vend i cili po orientohet gjithnjë e më shumë drejt Shteteve të Bashkuara që nga zgjedhja në postin e presidentit të Ferdinand Marcos Junior në vitin 2022.

Që kur armiqësitë territoriale me Kinën u rritën vitin e kaluar, administrata e udhëheqësit filipinas Marcos Jr. ka ndërmarrë hapa për të krijuar aleanca të reja sigurie me një numër vendesh aziatike dhe perëndimore. Ai gjithashtu ka lejuar një prani më të madhe ushtarake amerikane në vendin e tij sipas një pakti të vitit 2014 për mbrojtjen.

Ministri kinez akuzoi Filipinet për provokim të qëllimshëm të Kinës, “të inkurajuar nga fuqitë e jashtme”, duke përmendur vendosjen nga Shtetet e Bashkuara të sistemit të raketave me rreze të mesme veprimi në Filipine dhe mbështetjen afatgjatë për Manilës për një vendim arbitrazhi të vitit 2016 që mohon shumicën e pretendimeve të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

“E ashtuquajtura strategjia Indo-Paqësore e Shteteve të Bashkuara është plot retorikë. Nën flamurin e promovimit të bashkëpunimit rajonal, ajo në fakt mbështetet në mentalitetin e Luftës së Ftohtë. Qëllimi i vërtetë i kësaj të ashtuquajture strategjie është të integrojë qarqet e vogla në një rreth më të madh, një variant aziatik i NATO-s - duke ruajtur kështu hegjemoninë e SHBA-së”, tha Jing Jiangfeng, gjeneral i ushtrisë kineze.

Një tjetër çështje që ndikon tek marrëdhëniet e Perëndimit me Kinën është edhe agresioni rus në Ukrainë. Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj këtij konflikti, por i ka mbështetur pretendimet e Moskës se Rusia e nisi sulmin ndaj Ukrainës pasi u provokua nga Perëndimi. Kina gjithashtu vazhdon të furnizojë industrinë ruse të prodhimit të armëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili po merr pjesë në takimin në Singapor tha se ishte “i zhgënjyer” që disa udhëheqës botërorë nuk e kishin konfirmuar ende pjesëmarrjen në konferencën për paqen në Ukrainë që do të mbahet në Zvicër pas pothuajse dy javësh.

Ai nuk specifikoi asnjë vend me emër, por pjesëmarrja e mundshme e Kinës, aleati më i rëndësishëm i Rusisë, shihet si një çështje kyçe.

“Po, jemi të zhgënjyer që disa udhëheqës botërorë nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen në takimin e nivelit të lartë të paqes. Fatkeqësisht, ka edhe përpjekje për ta dëmtuar atë takim. Ne nuk duam të besojmë se kjo është një dëshirë monopoliste në botë për t'i mohuar komunitetit global mundësinë për të vendosur për luftën dhe paqen dhe për ta lënë këtë pushtet në duart e një ose dy vendeve”, tha Presidenti Zelenskyy.

Shefi i mbrojtjes kineze, Dong Jun, nuk dukej të ishte i pranishëm gjatë fjalimit të Presidentit Zelenskyy. Ministri Dong nuk përmendi në mënyrë specifike gjatë fjalimit të tij takimin që parashihet të mbahet në Zvicër, por tha se “për krizën e Ukrainës, Kina i ka nxitur bisedimet e paqes duke mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm”.

Ai shtoi se Kina nuk i kishte ofruar armë asnjërës palë në konflikt. Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin ishte i pranishëm gjatë fjalimit të udhëheqësit ukrainas./VOA

kine shba nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj