LIVE UPDATES
Bota

Kina apo SHBA? Gjermania nuk di cilin krah të mbajë për Taiwanin

Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, rivaliteti Kinë-SHBA është shkallëzuar tej mase. Përplasja ka efekte edhe në Gjermani.

7 Gusht 2022, 22:08 Nga I.A
Kina apo SHBA? Gjermania nuk di cilin krah të mbajë për Taiwanin
Foto Ilustruese

GJERMANI- Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del parasysh Katedralja Gjermane në Berlin. Përfaqësuesi i Tajvanit në Gjermani e ka rezidencën në një vendet më të bukura në Berlin. Deri tek Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në bregun e Spree, Shieh-it i duhet më pak se gjysmë ore në këmbë. Por distanca mes këtyre dy botëve është me kilometra larg. Në intervistë për Deutsche Wellen, ai shpjegon, se tensionet aktuale nuk qëndrojnë mes dy vendeve, por mes "dy sistemeve vlerash", sistemit "të diktaturës" dhe "demokracisë." Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës Amerikane të Përfaqësueve, Nancy Pelosi, numri 3 në sistemin qeveritar amerikan, tensionet në trekëndëshin Pekin-Uashington-Taipeh u shkallëzuan deri në cakun e përplasjes ushtarake.

Politika e jashtme e Gjermanisë në këtë kontekst ndodhet në dilemë: Nëse Gjermania pozicionohet qartë kundër agresivitetit të Kinës, kërcënon një konflikt i rëndë me partneren më të rëndësishme tregtare, Kinën. Nëse kursehet me kritikat ndaj Pekinit, tingëllon bajate politika gjermane kaq e ngritur lart e orientimit nga vlerat. Ajo që dihet, është se po bëhet shumë më e vështirë të qëndrosh larg konfliktit gjithnjë e më të nxehtë mes Kinës dhe SHBA-së.

Helikopterë luftarakë fluturojnë në ishullin Pingtan pas vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan
Deklarata e ministres së Jashtme dhe thirrja e ambasadores

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock u shpreh qartë pro Tajvanit. "Ne nuk pranojmë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe kur një fqinj më i madh me shkelje të së drejtës ndërkombëtare sulmon një fqinj më të vogël, kjo vlen natyrisht edhe për Kinën", tha Baerbock para konferencës së OKB për armët atomike në Nju Jork. Të martën (02.08) u thirr menjëherë ambasadorja gjermane, Patricia Flor në Ministrinë e Jashtme në Pekin. Flor shkroi më pas në twitter. "Bisedë direkte sot! Në takimin tim me zëvendësministrin e Jashtëm, Deng Li theksova: Gjermania e mbështet politikën Një-Kinë. Shkëmbimi me autoritetet tajvaneze është pjesë e kësaj politike. Kërcënimi me dhunë ushtarake nuk është i pranueshëm në asnjë rast, siç u paraqit edhe nga ministrja e Jashtme."

Pelosi gjatë takimit me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-ven
Politika Një-Kinë

Që ambasadorja gjermane flet për "autoritetet tajvaneze" dhe jo për qeveri tajvaneze ka të bëjë pikërisht me politikën Një-Kinë. Edhe Tajvani nuk ka në Gjermani një ambasadë, por vetëm një "përfaqësi të Tajpehut". Përveç kësaj nuk ka kontakte në nivel të lartë shtetëror. As për kreun e qeverisë, as për presidenten ashtu si edhe për zëvendëspresidentin, ministrin e Jashtëm apo të mbrojtjes, presidentin e parlamentit apo gjykatësin e lartë nuk ka vizë për në Gjermani. Respektimi i politikës Një-Kinë bën pjesë tek shtyllat kryesore të marrëdhënieve bilaterale të Pekinit në botë.

Gjermania nuk e njeh Tajvanin zyrtarisht si shtet të pavarur. Tajvani konsiderohet pjesë e Kinës. Kështu e shohin këtë shumica e shteteve të botës, edhe SHBA. Madje vetë Tajvani zyrtarisht përcaktohet si "Republikë e Kinës". Por me dëshirë ai nuk e bën këtë. Ndryshimi i kushtetutës do të interpretohej si deklaratë e shpalljes së pavarësisë. E kjo pas miratimit të ligjit kundër shkëputjes në vitin 2005, mund të shërbente si shkas për bashkimin me dhunë të pjesëve të ndara që nga viti 1949.

Baerbock në konferencën e OKB për mospërhapjen e armëve atomike
Kontakte intensive

Megjithë politikën Një-Kinë, Gjermania dhe Tajvani mbajnë marrëdhënie të ngushta. Ministrja e Jashtme në Berlin shkruan në faqen e saj të internetit, se Tajvani dhe Gjermania janë për njëri-tjetrin "partnerë të rëndësishëm në vlera, të lidhur ngushtë dhe substancialisht në marrëdhënie ekonomike, kulturore dhe shkencore." Gjermania ka edhe një ambasadë në hije në ishull, "Institutin Gjerman Taipei". Madje në marrëveshjen e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbër dhe liberalë gjen vend edhe Tajvani. "Ndryshimi i status-quo-së në rrugët e Tajvanit mund të bëhet vetëm në mënyrë paqësore dhe në ujdi të dyanshme. Në kuadër të politikës Një-Kinë të BE mbështesim pjesëmarrjen konkrete të Tajvanit demokratik në organizatat ndërkombëtare."

Miqësia me partnerin në vlera merr fund aty ku fillon politika e sigurisë. Prej dekadash qeveria gjermane e refuzon dërgimin e armatimeve ushtarake në Tajvan. Përndryshe marrëdhëniet lulëzojnë. Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Tajvanit në Europë. Në vitin 2021 janë shkëmbyer mallra në vlerë prej 22 miliardë eurosh.

Në sfond -Kina dhe rivaliteti me SHBA

Por në vend të parë të partnerëve tregtarë të Gjermanisë qëndron Kina. Me rritjen e kontradiktave sistemore dhe rivalitetit gjeostrategjik mes Kinës dhe SHBA shtrohet pyetja: Sa kohë që do të qëndrojë më këmbë shtylla kineze e modelit gjerman të tregtisë? Që në vitin 2019, BE në një dokument strategjik shprehet, se Kina është partnere, konkurrente dhe rivale. Por aktualisht po fiton gjithnjë e më shumë peshë rivaliteti mes sistemeve. Kjo do të reflektohet edhe në strategjinë kombëtare të sigurisë që po përpilon aktualisht Ministria e Jashtme në Berlin. Që në vitin 2020, qeveria e atëhershme nën Angela Merkelin, CDU, kishte miratuar piketa të reja për politikën e Indo-Paqësorit, ku flitet shumë për politikën e sigurisë dhe "konfliktet në ashpërsim mes Kinës dhe SHBA".

Soveraniteti europian

Që në mandatin e Donald Trumpit si president u përdor nocioni "Decoupling" - shkëputjes nga lidhjet e forta ekonomike me Kinën. Politologu, Josef Braml në këtë konteskt bën fjalë për DW për një "luftë ekonomike". Por pas vizitës së së Pelosit në Tajvan, politologu paralajmëron. "Edhe sikur të mos ketë përplasje ushtarake, europianët, dhe sidomos ne gjermanët, do të jemi ata që do të vuajnë nga shkëputja gjithnjë më e madhe nga ekonomia kineze, që po e nxit tani Uashingtoni."

Braml, i cili ka publikuar vitin e kaluar studimin "Iluzioni transatlantik", kërkon sovranitet më të madh të Europës, edhe para rikthimit të mundëshëm të Donald Trumpit në pushtet. Nga unioni ekonomik duhet të bëhet një union politik dhe ushtarak. Një bashkësi e tillë qëndron edhe më tej në krah të SHBA. "Por si partnere dhe jo si vasale. Nëse nuk ia dalim kësaj, ne do të kthehemi në dëm kolateral të një përplasjeje më të madhe mes SHBA dhe Kinës", shprehet eksperti Braml.

Marrë nga DW

gjermani nancy pelosi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje