9 Maj 2023, 13:20
Nga I.A
Kine
KINË- Kina dëboi konsullen e Kanadasë në Shangai, pasi Otava dërgoi në shtëpi një diplomate kineze, të akuzuar për përpjekje për të frikësuar një deputet kanadez. Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze, Zhao Wei, “person të padëshirueshëm” dhe e urdhëroi të largohej nga vendi.
Në përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalondes, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai.
“Kina rezervon të drejtën edhe për reagime të tjera”, tha përmes një deklarate Pekini zyrtar.
Të dyja diplomatet kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendet përkatëse.
Dëbimet paraqesin një përkeqësim të konsiderueshëm në marrëdhëniet midis Otavës dhe Pekinit, pas raporteve për ndërhyrjen e dyshuar politike të Kinës në Kanada. Kanadaja ka thënë se Kina ka vënë në shënjestër ligjvënësin e saj opozitar, Michael Chong, dhe të afërmit e tij në Hong Kong, pasi Chong ka akuzuar Pekinin për shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas një raporti të inteligjencës kanadeze, i cili ka dalë në gazetën “Globe and Mail”, Zhao është përfshirë në mbledhjen e informacioneve për Chongun, pas kritikave të tij të zëshme ndaj trajtimit që i bën Pekini pakicës së tij ujgure.
Sipas raportit, agjencia e spiunazhit e Kanadasë beson se Kina ka kërkuar detaje për të afërmit e Chongut në Hong Kong, në përpjekje për t’i penguar “pozicionet anti-kineze”.
Të enjten e kaluar, Kanadaja ka thirrur në bisedë ambasadorin e Kinës, për ta informuar se nuk do të tolerojë ndërhyrje në punët e saj.
Marrë nga REL
zhao wei jennifer lynn lalondes
Bota
9 Maj 2023, 13:09
I.A
Taulant Malaj dhe djali
TIRANË- Fajtoni, vëllai i Tefta Malajt, e cila u plagos nga burri i saj me thikë, ndërsa vajza e tyre ndër...
Bota
9 Maj 2023, 13:04
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkani...
Bota
9 Maj 2023, 12:26
m.s
foto e projektit
DUBAI- Një hotel gjigant në formën e Hënës është parashikuar që të ndërtohet në Du...
Bota
9 Maj 2023, 11:56
m.s
pamje nga aksidenti
KOSOVE- Këto janë pamjet e një aksidenti me pasojë jetën që ka ndodhur dje në Kosovë. Drejtuesi...
Bota
9 Maj 2023, 11:23
I.A
PE
FRANCË- Dy rezoluta për Kosovën dhe për Serbinë janë temat për të cilat do të diskutojë sot Parlamenti...
Bota
9 Maj 2023, 11:12
I.A
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ishte e vërtet&...
Bota
9 Maj 2023, 10:36
m.s
John Allan
BRITANI- Një nga udhëheqësit më të shquar të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Tes...
Bota
9 Maj 2023, 10:34
I.A
Samantha Power
KOSOVË- Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, do ta vizitojë...
Bota
9 Maj 2023, 10:29
I.A
Foto nga takimi
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman është pritur në takim nga ministrja e Punëve ...
Bota
9 Maj 2023, 10:16
I.A
Mbreti Charles III
BRITANI- Një punonjësi i i BBC dyshohet se është ndaluar, për të qenë pjesëmarrës gja...