LIVE UPDATES
Bota

Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjet

Një raport i ri i Pentagonit thotë se Kina ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, duke e dyfishuar arsenalin e saj bërthamor në vetëm dy vjet.

1 Dhjetor 2022, 16:24 Nga k.m.
Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjet
Foto ilustruese

Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t'i mundësojë Pekinit të ketë një rezervë prej rreth 1500 mbushjesh bërthamore deri në vitin 2035. Kjo, sipas raportit vjetor të Pentagonit "Fuqia Ushtarake e Kinës" që iu dorëzua Kongresit të martën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell hollësitë. Një raport i ri i Pentagonit thotë se Kina ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, duke e dyfishuar arsenalin e saj bërthamor në vetëm dy vjet.

Në raport thuhet gjithashtu se Pekini lëshoi afërsisht 135 raketa balistike për testime dhe stërvitje vitin e kaluar, "më shumë se pjesa tjetër e botës e marrë së bashku", nëse përjashtohen raketat balistike të lëshuara në zona konflikti si Ukraina.

“Nëse vëren aftësinë dhe kapacitetin e arsenalit të raketave të Kinës, mbetesh pa frymë”, thotë Bradley Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Pentagoni e quan Kinën, sfidën e tij në rritje.

"Kina është i vetmi vend që gjeopolitikisht ka potencialin e fuqisë për të qenë një sfidë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe ata janë", thotë gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatëmadhorisë Amerikane.

Sipas raportit, Kina ka rritur ato që Pentagoni i quan veprime ushtarake "të pasigurta" dhe "joprofesionale" ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.

Veçanërisht, siç thekson analisti i mbrojtjes Bradley Bowman, drejt ishullit demokratik të Tajvanit.

“Ata kanë refuzuar të heqin dorë nga opsioni i forcës ushtarake kundër Tajvanit, kanë refuzuar në mënyrë të qartë ta bëjnë këtë dhe po ndërmarrin veprime si ato të një vendi që është duke u përgatitur për të kryer një sulm potencial kundër Tajvanit”.

Sipas Pentagonit, sulmi mbetet një mundësi, ndonëse nuk duket të jetë i menjëhershëm, pavarësisht qëndrimeve të fundit agresive.

"Siç thekson raporti, ne nuk besojmë se është një sulm i pashmangshëm", thotë gjenerali Pat Ryder.

Një zyrtar tjetër i lartë i mbrojtjes, u tha gazetarëve se Kina ka krijuar një normalitet të ri rreth Tajvanit për sa i përket aktivitetit ushtarak.

Menjëherë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në gusht, Kina shtoi stërvitjet, lëshimet e raketave dhe aktivitetin ushtarak në ngushticë.

Ato përfundimisht u ulën, por janë ende rutinë, tha zyrtari, në vend që të rezervohen për raste të rralla, siç ishte praktika e Kinës përpara vizitës.

Ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe i tha Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Kamboxhia javën e kaluar se Pekini e konsideron Tajvanin si një "vijë të kuqe".

Dhe ky agresion ka vazhduar në zona si Deti i Kinës Jugore, ku aeroplanmbajtësja USS Chancellorsville përfundoi një operacion në mbështetje të kalimit të lirë në ujërat ndërkombëtare. Në këtë zonë kalon gjysma e tonazhit të mallrave të tregëtisë ndërkombëtare me një vlerë prej triliona dollarësh çdo vit.

“E di se ka pasur disa raportime se Kina në thelb e nxorri anijen tonë nga zona. Kjo nuk është e vërtetë. Përsëri, ne do të vazhdojmë të lundrojmë, fluturojmë dhe operojmë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha gjenerali Pat Ryder. Kina pretendon një pjesë të madhe të detit si territorin e saj dhe ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare që thotë se Pekini nuk ka asnjë pronësi mbi Detin e Kinës Jugore./VOA

pekin kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj