LIVE UPDATES
Bota

Kina njofton se ka plane për të rritur me 5% ekonominë e saj

ë hapjen ceremoniale të punimeve të Kongresit të saj Kombëtar Popullor, Kina njoftoi planet ambicioze për ekonominë. Kjo është një mundësi për të shfaqur optimizëm mes sfidave të shumta ekonomike me të cilat po përballet vendi.

5 Mars 2024, 15:50 Nga S.N
Kina njofton se ka plane për të rritur me 5% ekonominë e saj
Foto Ilustrim

KINË- Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës çeli sot sesionin vjetor në Pekin. Udhëheqësit kinezë po përqendrohen në zhvillimet pozitive ndonëse vendi po ndeshet me shumë probleme ekonomike. Në hapjen ceremoniale të punimeve të Kongresit të saj Kombëtar Popullor, Kina njoftoi planet ambicioze për ekonominë. Kjo është një mundësi për të shfaqur optimizëm mes sfidave të shumta ekonomike me të cilat po përballet vendi.

Kryeministri Li Qiang njoftoi planet për një rritje ekonomike vjetore prej 5 për qind, ashtu si në vitin e kaluar. “Arritja e këtyre objektivave këtë vit nuk do të jetë një punë e lehtë. Duhet të jemi të përqendruar në zbatimin e politikave ekonomike dhe duhet të dyfishojmë përpjekjet tona nga të gjitha anët”, tha ai.

Udhëheqësit kinezë kanë përjetuar një nga rritjet më të ngadalta ekonomike të vendit në disa dekada, ndërsa po përballen me krizën në tregun e pasurive të patundshme dhe ngadalësimin e investimeve të huaja. Por, në takimin e kontrolluar deri në detaje, ka optimizëm në mesin e pjesëmarrësve ndërsa elita politike e Kinës miraton planet e Partisë Komuniste.

Një nga qëllimet kryesore të këtij takimi është qetësimi i investitorëve të huaj, të cilët kanë shumë pyetje lidhur me gjendjen ekonomike të Kinës. Por, mungesa e konferencave për shtypin mund të mos krijojë mundësinë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve mbi ekonominë e vendit. Për shumë dekada, kryeministri i Kinës u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fund të takimit. Këtë vit, kjo pjesë e agjendës së takimit është anuluar.

“Kjo ka qenë një mundësi për mediat ndërkombëtare që të kenë qasje tek kryeministri i vendit. Kështu që anulimi i konferencës për shtypin është zhgënjyes për shumë media ndërkombëtare. Në fakt, shumë prej tyre janë të befasuar nga ky vendim”, thotë Lim Tai Wei nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Në përpjekjet e tij për të konsoliduar pushtetin, Presidenti kinez Xi Jinping është përqendruar në çështjen e sigurisë kombëtare. Kjo i ka frikësuar disa kompani të huaja. Por investitorët do të jenë nxiten nëse Kina realizon objektivat e saj të rritjes ekonomike, thotë eksperti Lim.

“Vitin e kaluar rritja ekonomike ishte në nivelin 5 për qind. Një rritje ekonomike në të njëjtin nivel edhe këtë vit do të nënkuptonte një vazhdimësi të rimëkëmbjes ekonomike nga goditja që ajo mori gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vitin 2022, rritja ekonomike ishte në nivelin 3 për qind. Pra, qeveria kineze dëshiron të ofrojë një pasqyrë pozitive të ekonomisë”, thotë ai.

Kina gjithashtu ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes me rreth 7 për qind, shumë më lartë se sa objektivi i saj ekonomik. Më vonë këtë javë, udhëheqësit kinezë pritet gjithashtu të diskutojnë mbi politikën e jashtme dhe çështje të tjera mes forcimit të masave të sigurisë në Sheshin Tiananmen dhe në mbarë kryeqytetin e vendit.

Marrë nga VOA

kina ekonomia e kines

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj