LIVE UPDATES
Bota

Kina shënon uljen e parë të popullsisë në dekada

Më 2022, Byroja kineze e Statistikave raportoi 9.6 milionë lindje, ndërsa më 2021 ishin regjistruar 10.6 milionë lindje.

17 Janar 2023, 17:27 Nga k.m.
Kina shënon uljen e parë të popullsisë në dekada
Foto ilustruese

Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krahasuar me fillimin e vitit të kaluar. Vendi më i populluar në botë, për vite me radhë po përballet me shqetësimin e plakjes së popullsisë dhe ndikimit të kësaj prirjeje në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. Shifrat zyrtare tregojnë se vitin që shkoi Kina kishte mbi një milion më pak foshnje të lindura. Më 2022, Byroja kineze e Statistikave raportoi 9.6 milionë lindje, ndërsa më 2021 ishin regjistruar 10.6 milionë lindje.

Vitin e kaluar numri i banorëve në Kinë pësoi ulje, për herë të parë në gjashtë dekada, një kthesë historike, që pritet të shënojë fillimin e një periudhe të gjatë të rënies së popullsisë, një prirje që pritet të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit aziatik. Ulja e popullsisë, më e madhja që nga periudha e “Urisë së Madhe të Kinës” më 1961, forcon parashikimet se këtë vit India do të bëhet vendi me numrin më të madh të banorëve në botë.

Popullsia e Kinës ra me afër 850 mijë, duke numëruar 1.4 miliardë banorë në fund të vitit 2022, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit. Numri i lindjeve për vitin e kaluar ishte 6.77 për 1 mijë banorë, nga 7.52 në vitin 2021, një rekord për numrin e ulët të shkallës së lindjeve.

Kina gjithashtu regjistroi shkallën më të lartë të vdekjeve nga viti 1974, me 7.37 vdekje për 1 mijë banorë, krahasuar me një normë prej 7.18 vdekjesh më 2021. Ekspertë të Kombeve të Bashkuara parashikojnë tkurrje të popullsisë kineze me 109 milionë deri më 2050, më shumë se trefishi i uljes së parashikuar prej tyre më 2019. Demografët kinezë thonë se ky fenomen do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit, me të ardhurat që pritet të bien krahas rrritjes së shpenzimeve të qeverisë për kujdesin ndaj një popullsie që po plaket me shpejtësi.

Një nga shkaktarët kryesorë të uljes së popullsisë kineze është ligji “Një fëmijë për familje”, të cilin Kina nisi ta zbatojë midis viteve 1980 dhe 2015, si dhe kostot e larta të arsimit që kanë nxitur shumë kinezë të mos kenë më shumë se një fëmijë, apo edhe të mos kenë fare.

“Të dy kemi lindur në vitet ‘80 dhe i përkasim brezit me vetëm një fëmijë. Të dy kemi prindërit dhe gjyshërit gjallë. Duhet të kujdesemi për të paktën katër të moshuar. Tani qeveria po na inkurajon të kemi tre fëmijë, por nuk mund ta përballojmë. Nëse kemi një fëmijë të tretë, kush do të kujdeset për të? Është një çështje shumë serioze”, thotë Song, banore e Pekinit.

“Nëse çifti i martuar janë vetë fëmijë të vetëm, ata duhet të kujesen për gjashtë deri në tetë të moshuar, nëse llogaritim prindërit dhe gjyshërit. Duke lënë mënjanë ngarkesën financiare, është një barrë mjaft e rëndë për brezin tonë sa i përket kohës dhe energjisë”, thotë Wang, një banore tjetër.

Nga viti 2021 qeveritë lokale kanë filluar të zbatojnë politika për inkurajimin e njerëzve të kenë më shumë fëmijë, duke përfshirë uljen e taksave, zgjatjen e pushimeve pas lindjes dhe subvencionet e strehimit. Por, hapat nuk pritet të ndalojnë prirjen afatgjatë.

“Kostoja për rritjen e një fëmije është shumë e lartë, kur janë të vegjël, kur fillojnë shkollën, kur kërkojnë punë, kostoja është e papërballueshme. Aktualisht nuk kemi plane për të pasur një fëmijë të dytë”, thotë 44 vjeçari Li, banor i Pekinit.

Sipas faqes kineze “Baidu” kërkimet në internet për një karrocë për fëmijë në Kinë ranë me 17 për qind në vitin 2022 dhe 41 për qind krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër, kërkimet për shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë rritur me tetë herë vitin që shkoi. Demografët thonë se politikat e rrepta të Kinës zero-COVID që ishin në fuqi për tre vite, shkaktuan dëme të mëtejshme në perspektivën e zymtë të popullsisë së vendit.

Një prirje tjetër shqetësuese në Kinë është rritja ekonomike, e cila në vitin 2022 ra në një nga pikat më të ulëta në gati gjysmë shekulli. Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave, vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm i brendshëm në Kinë u rrit me vetëm 3 për qind, shumë më pak krahasuar me objektivin zyrtar prej rreth 5.5 për qind./VOA

kina

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend