LIVE UPDATES
Bota

Kirurgjia plastike nuk i shëron sëmundjet e korrupsionit

Ekziston kuadri i nevojshëm ligjor kundër korrupsionit, por zbatimi i ligjit është i dobët dhe shkalla e dënimit, shumë e ulët. Mitdhënia aktive dhe pasive, si dhe mitdhënia për zyrtarët e huaj, sipas Kodit Penal të vendit, konsiderohen të paligjshme.

21 Qershor 2022, 08:04 Nga A.B
Kirurgjia plastike nuk i shëron sëmundjet e korrupsionit
Foto ilustruese

“… Frymën tue ia xanun njak,
E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà: Kurr të keqen pa ia dà:
Rrihe e mos e lèn me kjà”

Gjergj Fishta, “Cubat”

“Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Është një nga pengesat më të mëdha të vendit, në kërkesën e tij për të qenë vend kandidat për BE, si dhe vështirëson klimën e investimit. Sektorët e prokurimit dhe të ndërtimit janë ata që ndikohen në mënyrë të posaçme nga rrjetet e patronazhit dhe forma të tjera të korrupsionit. Gjyqësori, gjithashtu, pengohet nga korrupsioni dhe ndikimi politik.

Ekziston kuadri i nevojshëm ligjor kundër korrupsionit, por zbatimi i ligjit është i dobët dhe shkalla e dënimit, shumë e ulët. Mitdhënia aktive dhe pasive, si dhe mitdhënia për zyrtarët e huaj, sipas Kodit Penal të vendit, konsiderohen të paligjshme. E po njësoj, edhe dhënia e dhuratave apo pagesave për favorizime, megjithatë këto praktika janë të përhapura gjerësisht” (Albania Corruption Report, përditësim gusht 2020, https://www.ganintegrity.com/portal/country-profiles/albania/).

Citati i mësipërm, fatkeqësisht, është njëri nga të shumtët që lexon në raporte ndërkombëtare në lidhje me Shqipërinë. Dhe kur flitet për korrupsionin, kemi parasysh një fenomen që përfshin një spektër të gjerë aktesh e veprimesh, ku përfshihen zhvatja, mitdhënia, mashtrimi, trafikimi i ndikimit, nepotizmi, përvetësimi dhe favorizimi. Korrupsioni kategorizohet si korrupsion kërkese (pasiv) apo oferte (aktiv); i madh (ku përfshihet korrupsioni politik dhe kapja e shtetit) apo i vogël; tradicional apo jotradicional, si dhe korrupsion publik apo privat. Korrupsioni mund të përshkruhet edhe si sistemik apo individual; ose korrupsion me përfitim përkundrejt korrupsionit në formë mosveprimi.

Po ashtu, jemi më se të qartë teorikisht mbi dëmin që sjell korrupsioni në të gjitha aspektet: ekonomike, institucionale, shoqërore e deri në nivelin e lirisë e të demokracisë. Sa më i përhapur korrupsioni, aq më me pasoja është ai dhe aq më afatgjatë është ndikimi. Të gjitha këto kategorizime të korrupsionit dhe përfundime teorike për terrenin shqiptar nuk mbeten në rrafsh teorik. Ato janë më se të njohura, të përjetuara dhe të vuajtura në aspektin praktik e të përditshëm. Jo më kot, Shqipëria konsiderohet si vend me problem serioz për sa i përket korrupsionit. Ajo çka e ndryshoi këtë herë është “kirurgjia plastike”, që kërkohet t’i bëhet përmes konferencave antikorrupsion.

Evidentohet me të drejtë se një nga problemet e theksuara janë tenderat jo transparentë dhe në shkelje të ligjit. Paralajmërohet se “do të ngrihet një strukturë e posaçme, me ekspertizë të jashtme për të bërë tenderat”. Pra, zgjidhja e problemit jepet pikërisht, duke paralajmëruar forma të ngjashme me PPP-të, të cilat gjerësisht janë paraqitur problematike dhe janë përdorur si instrumente favorizimi e korruptimi.

Duke u munduar të zbukurohet me shprehjen se “korrupsion ka në të gjithë botën”, konferenca, në fakt, jep një mesazh të qartë pranimi se strukturat shtetërore nuk kanë më imunitet mbrojtës ndaj korrupsionit. Theksimi i ofrimit të shërbimeve publike me zgjidhje dixhitale, qendërzimi i mëtejshëm i këtyre shërbimeve, apo delegimi i tyre te palë të treta të jashtme, nuk e përforcojnë domosdoshmërisht imunitetin antikorrupsion. Përforcimi i tendencës qendërzuese, tashmë e shtrirë edhe në gjyqësor, nëpërmjet reformës së shpallur të gjykatave, rrit kostot e aksesit në drejtësi dhe shton edhe më tej risqet.

Lind pyetja, përse nevojiten edhe formalisht institucionet, kur jemi në një proces të qendërzimit të kompetencave dhe delegimi të funksioneve shtetërore te palë të treta të pazgjedhura?! Çfarë garanton që veprimi klientelist dhe korruptiv nuk do të shtrihet edhe në marrëdhënien qeveri – palë, që kryen me delegim funksionin shtetëror? Një delegim funksioni apo dixhitalizim procesi, nuk e luftojnë thelbin e problemit, sa kohë që nuk transformohet thelbi i vullnetit politik, përmes shprehjes së qartë të fortë antikorrupsioni, nëpërmjet ndjekjes së parimeve të forta të transparencës së aktivitetit të institucioneve shtetërore dhe, mbi të gjitha, përmes rrëzimit të ledheve mbrojtëse për të korruptuarit e strehuar në institucione.

Por deri sa qeveritë shqiptare të gjejnë kurajën për të tilla veprime, Shqipëria do të vijojë të trajtohet si në vargjet e Fishtës, do të rrihet nën thundrën e korrupsionit, por që tashmë nuk duhet të ankohet (qajë) e ta perceptojë si korrupsion, por si e servirin konferencat antikorrupsion! /MONITOR

kirurgjia plastike korrupsion

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!