LIVE UPDATES
Bota

Klasifikimin e AfD si ektremiste e djathtë, Qeveria gjermane kundërshton akuzën e SHBA-ve për tirani: Ky vendim është rezultat i një hetimi

"Kjo është demokracia": Ministria e Jashtme gjermane reagoi pas kritikave nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbi klasifikimin e AfD-së si ekstremiste e djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.

4 Maj 2025, 08:45 Nga M.B
Klasifikimin e AfD si ektremiste e djathtë, Qeveria gjermane
Foto ilustruese

GJERMANIA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si "tirani të maskuar" në  Gjermani  vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës duke e klasifikuar AfD-në si parti të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë. "Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të shërbimit të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën," shkroi Rubio të premten në shërbimin online X. "Kjo nuk është demokraci - kjo është tirani e maskuar," vazhdoi ai. Nuk është AfD ajo që është vërtet ekstremiste, por politika e imigracionit që partia e refuzon. "Gjermania duhet të ndryshojë kursin e saj”, ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ministria e Jashtme në Berlin i është përgjigjur më pas postimit të Rubios, duke deklaruar se "kjo është demokracia”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se "ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit". Fjala e fundit do t'u lihet "gjykatave të pavarura", shpjegoi Ministria e Jashtme. "Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet."

J.D. Vance dhe Musk komentojnë klasifikimin e AfD si ektremiste të djathtë

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump është e afërt me AfD. Bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, mori mbështetje gjatë fushatës elektorale në Gjermani për zgjedhjet e 23 shkurtit nga këshilltari i Trump, Elon Musk dhe nënpresidenti amerikan JD Vance.

Pas reagimit nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk për klasifikimin e AfD si ekstremiste të djathtë. Vance shkroi në X se AfD është "partia më popullore" në Gjermani. Tani "burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë".

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit populist të krahut të djathtë të SHBA, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se "ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë". Musk e promovoi vazhdimisht AfD-në përpara zgjedhjeve federale. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar AfD-në si "të sigurt ekstremiste të krahut të djathtë" që nga e premtja. Arsyeja është "karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor", tha Zyra Federale në Këln. Më parë, AfD në tërësi ishte klasifikuar vetëm si rast i dyshuar./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj