LIVE UPDATES
Bota

Klinikat operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut

Pensionisti 64-vjeçar ka dhuruar gjak plot 128 herë gjatë jetës së tij. Shumë herë është ofruar vetë, por në shumë raste është ftuar edhe nga autoritetet shëndetësore.

22 Gusht 2023, 15:16 Nga I.A
Klinikat operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut
Foto ilustruese

KOSOVË- Përkundër vapës së madhe mesditën e 21 gushtit, Nezir Gerbeshi priste para Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, për të dhuruar gjak.

Pensionisti 64-vjeçar ka dhuruar gjak plot 128 herë gjatë jetës së tij. Shumë herë është ofruar vetë, por në shumë raste është ftuar edhe nga autoritetet shëndetësore.

“Mbi 40 herë më kanë ftuar këta të qendrës, sidomos për trombocite. Sot kam ardhur sepse kam dëgjuar se ka mungesë të gjakut këtu në transfuzion”, rrëfeu ai për Radion Evropa e Lirë.

Po atë ditë, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, REL-i bisedoi edhe me Hajdin Podvoricën, i cili sapo kishte dhuruar gjak për një familjar të vetin.

“Më thanë se duhet të vij këtu dhe të jap gjak se nuk ka”, tha 51-vjeçari.

Zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) e konfirmojnë këtë mungesë, duke thënë se aktualisht po operojnë me “rezervat e fundit”.

“Deri te mungesat e llojeve të grupeve të gjakut ka ardhur pas kërkesave të mëdha nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sidomos nga Klinika Emergjente”, thotë për Radion Evropa e Lirë Albana Gashi, zyrtare për promovimin e dhurimit të gjakut në QKKTGJ.

Sipas saj, mungesa e një numri më të madh të dhuruesve të gjakut ka ndikuar, po ashtu, që të mos ketë sasi të bollshme.

Mungesat theksohen shpesh gjatë muajve të verës, kur qytetarët - dhurues potencialë të gjakut - janë në pushime, ndërsa aktivitetet në ambiente të jashtme janë më intensive.

Por, disa mjekë thonë se ky sezon është ndër më të rëndët.

Merita Morina-Bujupi, doktoreshë në QKKTGJ, thotë se shumë raste të rënda shëndetësore që janë trajtuar në QKUK, janë shkaktuar nga aksidentet në trafik apo qitjet me armë.

Shumica prej tyre kanë pasur nevojë për gjak.

“Kemi pasur raste urgjente, të cilat kanë kërkuar doza të mëdha të gjakut. Një rast mund të nisë me 2, 3 apo 4 doza [dhe të përfundojë] me 30 apo 40”, thotë Morina-Bujupi.

Sasia e dozave varion - mund të shkojë deri në 300-400 mililitra.

Në QKKTGJ nuk tregojnë se sa doza do ta stabilizonin gjendjen, apo sa janë të nevojshme mesatarisht në një vit, por thonë se vazhdimisht organizojnë aktivitete për grumbullimin e gjakut. Aty pohojnë se numri i dhuruesve është në rritje nga viti në vit, por theksojnë se edhe kërkesat janë të mëdha.

Njazi Sherifi, brenda dhjetë ditësh, ka marrë tetë doza gjaku. I shtrirë në Klinikën e Gastroenterologjisë të QKUK-së, ai thotë se familjarët e tij nuk kanë mundur të dhurojnë gjak dhe se dozat që i janë dashur, ia ka siguruar spitali.

“Fillimisht kam marrë tri doza, pastaj edhe tri, e kështu me radhë. Tash po ndihem më mirë. Gjaku që kam marrë, ma ka shpëtuar jetën... Unë kështu mendoj”, thotë Sherifi, i cili vjen nga komuna e Ferizajt.

Autoritetet shëndetësore thonë se dozat më të mëdha të gjakut i thith Klinika Emergjente e QKUK-së.

Sipas një raporti që ka siguruar REL-i prej tyre, në këtë klinikë, gjatë gjithë muajit korrik deri më 21 gusht, janë trajtuar 1.213 raste. Shumica prej tyre kanë pasur nevojë për një ose disa doza gjaku.

Rreth 90 për qind e nevojave të pacientëve për gjak në institucionet publike shëndetësore të Kosovës plotësohen nga dhuruesit vullnetarë të gjakut, përkatësisht nga QKKTGJ-ja, ndërsa pjesën tjetër e mbulojnë familjarët e pacientëve.

Dhurimi i një doze gjaku zgjat rreth 15 minuta. Sipas mjekëve, burrat dhe gratë në moshë jofertile mund të dhurojnë gjak çdo tre muaj, ndërsa gratë në moshë fertile mund të dhurojnë dy herë në vit.

Përveç gjakut, mund të dhurohen edhe përbërës të veçantë të tij, si për shembull trombocite. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të gjitha dhurimet e gjakut, të kontrollohen për infeksione përpara se të përdoren.

“Transfuzioni i gjakut shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin... Sigurimi i gjakut të sigurt dhe adekuat duhet të jetë pjesë integrale e politikës dhe infrastrukturës kombëtare të kujdesit shëndetësor të çdo vendi”, thekson OBSH-ja.

Marrë nga REL

njazi sherifi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj