LIVE UPDATES
Bota

"Koalicioni i Artilerisë" për Ukrainën mblidhet në Paris

Nisma e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca është pjesë e Grupit të Kontaktit Ramstein - i përbërë nga dhjetëra vende aleate të Kievit.

18 Janar 2024, 21:10 Nga I.A
"Koalicioni i Artilerisë" për Ukrainën mblidhet në
Ushtria

UKRAINË- Një "koalicion artilerie" për Ukrainën, nga 23 vende, po niset në Francë më 18 janar, derisa vendi i shkatërruar nga lufta përpiqet të sigurojë furnizime të vazhdueshme të armëve të rënda dhe municioneve, për të larguar pushtimin e plotë gati dyvjeçar nga Rusia.

Nisma e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca është pjesë e Grupit të Kontaktit Ramstein - i përbërë nga dhjetëra vende aleate të Kievit. Ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornu, i cili do të nisë "koalicionin e artilerisë" në një ceremoni në Paris, tha para mbledhjes se Franca do të prodhojë dhe do t'i dorëzojë Ukrainës 78 obusa "Cezar" të montuara në kamion deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke folur për gazetën Le Parisien, Lecornu tha se gjashtë Caesarët e parë - arma kryesore e artilerisë franceze që mund të godasë objektivat në një distancë prej më shumë se 40 kilometra - do të dorëzohen në javët në vijim. Ukraina i ka përdorur cezarët nga maji i vitit 2022 kur mori grupin e parë të tyre.

Në ceremoninë në Paris, Ukraina do të përfaqësohej nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, por ministria e tij tha në një deklaratë në Telegram se ai nuk do të mund të udhëtonte në Paris siç ishte paralajmëruar, kjo për shkak të një takimi me komandantët ushtarakë të Ukrainës. Por, ai do të marrë pjesë përmes video-lidhjes, tha ministria.

Më herët, qeveria franceze tha se Umerov e kishte anuluar udhëtimin në momentin e fundit për "arsye sigurie" të paspecifikuara.

Nisja e "koalicionit të artilerisë" vjen një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Parisi do t'i dorëzojë Ukrainës një grup të ri prej rreth 40 raketash me rreze të gjatë veprimi, SCALP, si dhe "disa qindra" bomba.

Macron njoftoi gjithashtu se në muajin e ardhshëm do të vizitojë Kievin, ku ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për garancitë e sigurisë, të ngjashme me marrëveshjen e dakorduar midis Kievit dhe Londrës. Umerov ka thënë se forcave ukrainase po u mbarojnë municionet.

"Mungesa e municioneve është një problem shumë real dhe urgjent me të cilin po përballen forcat tona të armatosura aktualisht," tha Umerov.

Ministria franceze e Mbrojtjes tha se koalicioni i artilerisë "synon të kombinojë përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të ketë një forcë artilerie që plotëson nevojat e kundërofensivave të saj dhe ushtrisë së saj në të ardhmen, në afat të shkurtër dhe afatgjatë".

Ai konsiderohet, gjithashtu, si një hap tjetër vendimtar në tranzicionin e Ukrainës nga epoka sovjetike në pajisjet e artilerisë perëndimore. Por tranzicioni është përballur me një pengesë kryesore në mungesën e municioneve për pajisjet perëndimore. Bashkimi Evropian është zotuar të dorëzojë 1 milion predha deri në pranverë, por deri më tani janë dorëzuar vetëm rreth 300.000.

Më 17 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për rreziqet në ardhje nëse vonohet ndihma e Perëndimit për shtetin e tij, i cili është duke u përballur me pushtimin rus për gati dy vjet.

"Do të jetë një krizë masive për gjithë Evropën", ka thënë Zelensky para gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

“Ukraina do të vazhdojë luftën, mirëpo pa ndihmë financiare, Rusia do të mund të mposhtë Ukrainën. Në momentin që mposhtin Ukrainën, do të jetë lufta në mes të NATO-s dhe Rusisë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin e ka në mendje një sulm të tillë kundër aleancës ushtarake. Ukraina është duke e luftuar pushtimin rus për gati dy vjet, me anë të ndihmës së Perëndimit. Sipas të dhënave të Institutit për Ekonomi Botërore, Kiel, Ukraina ka pranuar ndihmë totale në vlerë të 240 miliardë dollarëve. Megjithatë, sigurimi i ndihmës së re në vlerë të miliarda dollarëve, është kyç për vazhdim të mbrojtjes së territorit.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj