14 Mars 2024, 20:23
Nga M.B
Manastiri i Deçanit
KOSOVA- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përshëndeti të enjten vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.
“Mirëpresim vendimin e institucioneve të Kosovës i cili njeh pronësinë e Manastirit të Decanit mbi disa hektarë tokë. Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është udhëzuar të zbatojë këtë vendim”, tha ai duke shtuar se “njësitë tona të KFOR-it, që janë të angazhuara për mbrojtjen e kësaj zone fetare do të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme, në përputhje me bashkëpunimin e gjatë e të mirëvendosur me autoritetet lokale fetare”.
Më herët gjatë ditës edhe shtetet e QUINT-it mirëpritën këtë vendim duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve të Kosovës në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.
Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje. Zbatimi i vendimit me të cilin manastirit mesjetar, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës./ VOA
manastiri i decanit kfor
Bota
14 Mars 2024, 20:15
S.N
Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi të enjten një klinikë shëndetësore që ofron sh...
Bota
14 Mars 2024, 19:56
E. D
foto ilustruese
HAIT- Një udhëheqës i fuqishëm bande në Haiti ka lëshuar një mesazh kërcënues që synon li...
Bota
14 Mars 2024, 19:49
S.N
Donald Trump
SHBA- Vitin e dytë në detyrë ish-Presidenti Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës p&eu...
Bota
14 Mars 2024, 19:35
M.B
Shkencëtari kompjuterik australian Craig Wright
LONDËR– Gjykata e Lartë të Londrës vendosi sot se shkencët...
Bota
14 Mars 2024, 19:44
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallithea...
Bota
14 Mars 2024, 19:39
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Ish-presidenti amerikan foli si i ftuar special në hapjen e ‘Powr Earth Summit’, një konferencë e organizu...
Bota
14 Mars 2024, 19:04
E. D
Ndihma e UNRWA në Rafah, Gaza, 7 mars
IZRAEL- Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian thotë se Izraeli nuk ka...
Bota
14 Mars 2024, 19:05
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua t&...
Bota
14 Mars 2024, 18:56
S.N
Foto Ilustrim
KOSOVË- Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës...
Bota
14 Mars 2024, 18:57
M.B
Talat Xhaferi
MAQEDONIA E VERIUT- “Këta [funksionarët] janë shkaktarët që rinia po ikën prej vendit tonë, ndë...