Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo rregullore parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë.
KOSOVË- Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë.
Zëdhënësi kryesor i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference për media në Bruksel më 2 shkurt, tha se ky institucion shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe iu bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marr parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.
Mamer tha se KE-ja mbështet deklaratën e lëshuar një ditë më parë edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se zbatimi i rregullores për pagesat me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, pa treguar sa do të zgjasë kjo.
“Komisioni merr në dijeni vendimin e BQK-së për të lejuar një fazë tranzicioni. KE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë që ky afat tranzitor të jetë mjaftueshëm i gjatë për të gjetur një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Mamer.
Në pyetjet pse KE-ja dhe BE-ja po kritikojnë një shtet që përdor euron dhe vendimin e një institucioni të pavarur, siç është BQK-ja, zëdhënësi Mamer tha se në këtë rast po kritikohet mënyra se si është miratuar vendimi.
“Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Kemi komentuar vetëm faktin se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake. Sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë në një kornizë, duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe ato duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten”, tha ai.
Ai tha se kjo çështje është dashur të adresohet në dialogun për normalizim, “para se të shpallej vendimi në mënyrë që të gjendej një zgjidhej praktike, që njerëzit dhe institucionet të përshtateshin”.
Edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të sigurisë, Peter Stano, tha se blloku nuk po e kritikon vendimin, por mënyrën se si u mor ai.
“Nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me euron, por me mënyrën se si ky vendim është miratuar dhe rrezikun që ai sjell”, tha Stano.
Zbatimi i rregullores së BQK-së për operacione me para të gatshme është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara.
"Dua ta përsëris çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani", deklaroi më 1 shkurt ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t'i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat. Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.
Marrë nga REL
Foto ilustruese UKRAINË- Dy vullnetarë francezë kanë mbetur të vrarë dhe disa persona u plagosën lehtë gjatë n...
NAIROBI- Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur rreth 300 t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë platforma “Superpuna” e cila ka nisur një vit ...
Pamje nga sulmi i taksistit TURQI- Një ngjajre e rëndë është regjistruar në Turqi ku një taksist është që...
FLORIDA-Një avion është përplasur të enjten në Florida. Disa njerëz u vranë pas përplasjes së avioni të...
Foto Ilustrim TURQI- Autoritete turke kanë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se i kanë shitur informacion agjencis&e...
Pamje nga Gjykata KOSOVË- Dushko Arsiç, serbi i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, dënohet sot me 13 vite bu...
MALI I ZI- Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se qeveria në më pak se...
Joshua Schulte SHBA- Ish-inxhinieri i softuerit i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA) u dënua me 40 vite burg. Kjo pasi ai u...
Foto ilustruese GAZA- Luftimet në Gazë vazhduan edhe më 2 shkurt, teksa u raportua për dhjetëra të vrarë gjatë nat&...