LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Evropian propozon forcimin e mekanizmave për pezullimin e vizave

Me propozimin e ri të Komisionit Evropian, liberalizimi i vizave do të mund të pezullohet edhe për shkak të mos përshtatjes së regjimit të vizave të atyre vendeve me regjimin e vizave të BE-së për shtetasit e tretë.

18 Tetor 2023, 16:26 Nga f.i
Komisioni Evropian propozon forcimin e mekanizmave për pezullimin e vizave
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paraqitur një pako me propozime për të ruajtur më mirë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për menaxhimin më efikas të imigrimit ilegal. Në këtë paketë mes tjerash Komisioni Evropian ka propozuar edhe forcimin e mekanizmave të pezullimit të liberalizimit të vizave për ato vende, qytetarët e të cilave mund të hyjnë në BE pa viza. Mekanizmat e pezullimit të liberalizimit të vizave tashmë ekzistojnë sipas rregullores së vitit 2018.

Me propozimin e ri të Komisionit Evropian, liberalizimi i vizave do të mund të pezullohet edhe për shkak të mos përshtatjes së regjimit të vizave të atyre vendeve me regjimin e vizave të BE-së për shtetasit e tretë. Komisioni Evropian ka përmendur rajonin e Ballkanit Perëndimor si shembull, i cili dëshmon se një vend mund të bëhet pikë transiti për imigrantët ilegalë drejt BE-së për shkak se mund të hyjnë pa viza në një vend fqinj.

Burimet e Komisionit Evropian në mënyrë të veçantë kanë përmendur Serbinë, e cila ua kishte hequr vizat shtetasve të vendeve si Kuba, Tunizia, Burundi, dhe disa vendeve të tjera për të hyrë në Serbi. Kjo kishte ndikuar që një numër i shtetasve të këtyre vendeve të hynin në Serbi pa viza e pastaj të kalonin në Bashkimin Evropian.

Vetëm pas insistimit të Bashkimit Evropian, Serbia kishte nisur të përshtatë regjimin e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian. Kërkesa për përshtatje me regjimin e vizave të BE-së Komisioni ka pasur edhe për vendet tjera të rajonit të Ballkanit. Serbia, në fillim të vitit 2022, ka pasur liberalizim vizash për 22 shtete, të cilat nuk kanë pasur liberalizim për lëvizje në BE. Ky numër tash është zvogëluar në 12, por Komisioni kërkon nga Serbia që të vazhdojë të shënojë përparim në këtë drejtim.

Më së shumti progres në përshtatjen me politikën e vizave të BE-së ka shënuar Maqedonia e Veriut, ndërsa më shumë progres kërkohet nga Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor gëzojnë liberalizimin e vizave nga ana e BE-së. Edhe për Kosovën BE-ja ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave dhe ai do të nisë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2024.

“Kur këto vende partnere të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në përshtatjen e regjimit të vizave me atë të BE-së, kjo ka pasur ndikim në zvogëlimin e numrit të imigrantëve ilegalë në BE përmes kësaj rruge”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian të mërkurën ka publikuar edhe raportin e gjashtë të monitorimit të mekanizmave për pezullimin e liberalizimit të vizave për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Raporti konkludon se të gjitha këto shtete duhet të bëjnë hapa të mëtejmë për t’u përshtatur me politikën e vizave të BE-së dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil. Përpjekje shtesë duhet të bëhen edhe për të parandaluar imigrimin ilegal, si dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në raportin e KE-së.

Sipas mekanizmave aktualë për pezullimin e vizave, ky proces mund të niset vetëm në disa raste specifike, si për shembull rritja e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të imigrantëve ilegalë apo rrezikut për sigurinë kombëtare.

Janë katër skenarë kur Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

1. Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

2. Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

3. Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

4. Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian të mërkurën, arsye për pezullimin e liberalizimit të jetë “mospërshtatja e mjaftueshme me regjimin e vizave të BE-së, kërcënimet hibride dhe ekzistimi i dhënies së shtetësisë për investime”. Komisionarja e BE-së për çështje të brendshme, Ylva Johanson, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ndalet praktika e shitjes së pasaportave nga vendet që gëzojnë liberalizimin e vizave.

“Ka shtete që gëzojnë liberalizimin e vizave e që ua shesin shtetësinë personave të ndryshëm, shpesh me dosje kriminale, me emra të ndryshuar, e pastaj ata mund të hyjnë në BE pa viza”, ka thënë ajo.

Me këtë ajo ka arsyetuar propozimet që vendet, të cilat do ta shesin në këtë mënyrë shtetësinë e tyre, të përballen me mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave nga ana e BE-së. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka thënë se fokus i veçantë në politikën e përbashkët të migrimit duhet të jetë riatdhesimi i suksesshëm i atyre personave, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në territorin e Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se në këtë pikë shumë shtete të BE-së nuk kanë pasur sukses t’i dëbojnë personat, për të cilët është lëshuar vendimi përkatës i autoriteteve për të lëshuar territorin e BE-së. Kjo, sipas tij, ka ndikuar që në rrugët e qyteteve evropiane të ketë njerëz me qëndrim ilegal që janë përfshirë në akte të krimit dhe terrorizmit.

“Edhe kryesi i sulmit terrorist në Bruksel, edhe ai në Francë, kanë qenë duke qëndruar ilegalisht, edhe pse kanë pasur urdhër ta lëshojnë territorin e këtyre vendeve”, ka thënë Schinas.

Ai ka shtuar se asnjë politikë e menaxhimit të migrimit nuk do të jetë e suksesshme pa pasur sukses në riatdhesimin e personave që nuk mund të qëndrojnë në territorin e BE-së./REL

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj