LIVE UPDATES
Bota

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve vlerëson punën e vështirë të medias : Trysnia mbi reporterët është e madhe

E njohur për raportimet nga vijat e para të frontit të agresionit rus në Ukrainë, Sevgil Musaieva u nderua të enjten për “punën e saj të palodhur” për mbajtjen të sigurtë të ekipit të gazetës “Ukrainska Pravda” dhe informimin e vendit.

19 Nëntor 2022, 20:14 Nga I.A
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve vlerëson punën e
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve

UKRAINË- Drejtuesja e gazetës investigative ukrainase “Ukrainska Pravda” është ndër gazetarët e vlerësuar për kontributin e tyre të guximshëm gjatë vitit 2022 me një çmim ndërkombëtar për lirinë e shtypit nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. E njohur për raportimet nga vijat e para të frontit të agresionit rus në Ukrainë, Sevgil Musaieva u nderua të enjten për “punën e saj të palodhur” për mbajtjen të sigurtë të ekipit të gazetës “Ukrainska Pravda” dhe informimin e vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës në Varshavë të Polonisë, javën e kaluar, gazetarja Musaieva tha se çmimi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është vlerësim i përpjekjeve të mediave të pavarura anembanë Ukrainës. Lufta ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të gazetës investigative.

“Para kësaj lufte ishim të përqendruar tek çështjet e brendshme, si politika dhe korrupsioni. Gazeta bëri shumë hulumtime për zyrtarë të nivelit të lartë dhe reformat në vend. Por puna jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike, sepse 90% e raportimeve tona tani janë për luftën dhe mbulimin e ngjarjeve nga vija e parë e frontit”.

Roli i rëndësishëm i mediave të pavarura në nivel global u vlerësua gjatë një ceremonie në Nju Jork për Çmimet Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit. Zëri i Amerikës bisedoi me koordinatoren e programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gulnoza Said.

“Ne duam të vlerësojmë luftën e gazetarëve për një liri më të madhe shtypi në vendet e tyre, punën e tyre dhe të ekipeve të tyre. Këtë vit, zgjedhja ishte shumë e qartë. Kuptohet që një nga çmimet duhet t'i shkonte një gazetari ukrainas”.

Mes të vlerësuarve të tjerë ishte dhe blogerja vietnamez Pham Doan Trang, i cili është i burgosur; gazetarja e Kurdistanit në Irak Niyaz Abdullah dhe Abraham Jiménez Enoa nga Kuba.

Zoti Jiménez foli më herët me Zërin e Amerikës në Barcelonë lidhur me trysninë ndaj tij për mbulimin e të drejtave të njeriut dhe opozitës. Autoritetet e Havanës e arrestuan zotin Jiménez, e detyruan të bënte deklarata të rreme në televizion se ishte agjent i CIA-s dhe në fund i dhanë një ultimatum.

“Qeveria më telefonoi dhe më tha se duhej të largohesha nga vendi, ose do të më burgosnin dhe do të krijonin probleme për familjen time”.

Ai thotë se nuk është penduar për punën e tij, edhe pse e detyruan të linte vendin.

“I bëra pyetjen vetes nëse të dashurit e mi po ndikoheshin nga kjo. U ndjeva fajtor. Por vazhdova të them të vërtetën sepse (qeveria) po vazhdonte shtypjen”.

E përkushtuar ndaj së drejtës së medias për të raportuar, gazetarja ukrainase Sevgil Musaieva kujton intervistat me njerëzit e bllokuar në qytetet e bllokuara nga rusët.

“Ata më thanë se pjesa më e vështirë gjatë okupimit nuk ishte mungesa e bukës, rrymës apo ujit. Sfida kryesore, më thanë ata, ishte pamundësia për t’u informuar”.

Ndërsa trupat ruse janë tërhequr nga qyteti Kherson, ukrainasit do të mbështeten më shumë tek gazetarët si Musaeiva për t’i treguar botës se çfarë po ndodh.

Marrë nga VOA

komiteti për mbrojtjen e gazetarëve ukrainska pravda sevgil musaieva

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj