LIVE UPDATES
Bota

Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi

Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni. Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit.

8 Shtator 2024, 21:28 Nga I.A
Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi
Mbetjet plastike

EGJIPT-Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni. Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit. Synimi është që industria e ndërtimit të përshtatet në mënyrë tillë që të pakësojë sa më shumë ndotjen.

Kjo fabrikë prodhon pllaka për industrinë e ndërtimit. Por po ta shikosh nga afër, makineritë mbushen me një material të pazakontë, mbetje plastike.

Firma egjiptiane “TileGreen” u themelua tre vjet më parë me synimin për të zhvilluar një teknologji të re për të transformuar mbetjet plastike në pllaka pa çimento. Khaled Raafat është bashkëthemelues dhe shef i teknologjisë për kompaninë “TileGreen”.

“Kemi shpikur një teknologji dhe proces industrial që transformon të gjitha mbetjet plastike, kryesisht ato me vlerë të ulët, në materiale ndërtimi. Lënda e përftuar nga mbetjet plastike, e cila zëvendëson betonin, përzihet me rërë apo zhavorr për të prodhuar materiale të ndryshme ndërtimi”.

Copëzat e vogla plastike përzihen me rërë për të krijuar një substancë për prodhimin e produktit përfundimtar. Burimi kryesor i firmës janë mbetjet e padëshiruara plastike që zakonisht përfundojnë në koshat e mbeturinave ose hidhen në rrugë, si qeset apo kutitë plastike që nuk riciklohen.

Firma “TileGreen” ka dy objektiva, prodhimin e materialeve të ndërtimit që nuk dëmtojnë mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve në Egjipt, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i kompanisë.

“Egjipti prodhon rreth 4.5 milionë tonë mbetje plastike në vit. Shkalla e riciklimit është diku midis 10 dhe 15 për qind, shumë më mirë se vendet fqinje. Kjo tregon mungesën e madhe të riciklimit dhe se mbetjet plastike përfundojnë atje ku nuk duhet”.

Sipas nismës globale për mjedisin “Black to Blue”, Egjipti është përgjegjës për 43% të mbetjeve plastike të hedhura çdo vit në Detin Mesdhe.

Profesori i inxhinierisë mjedisore në Universitetin Amerikan të Kajros, Mohamed El Zayet, thotë se prodhimi i pllakave pa çimento nga firma “TileGreen” mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka industria e ndërtimit tek mjedisi.

“Ndikimi tek mjedisi i kësaj industrie fillon që nga procesi i prodhimit të materialeve të ndërtimit si tullat, çimentoja, çeliku apo materiale të tjera. Gjatë procesit të prodhimit të tyre çlirohen elementë ndotës që përfundimisht ndikojnë tek ndryshimet klimatike. Për shembull, prodhimi i një kilogram çimentoje çliron gati një kilogram dioksid karboni, element që shkakton efektin serrë. Industria e ndërtimit ka një ndikim të tmerrshëm tek mjedisi”.

Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Banka Qendrore e Egjiptit, të dy sektorët janë përgjegjës për 19% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni.

Një fabrikë e vogël e firmës “TileGeen” që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Kajros, prodhon rreth 5000 pllaka në muaj.

“Aktualisht po prodhojmë pllaka që ndërlidhen por mund të prodhojmë edhe tulla ndërtimi, shtylla dhe prodhime të ndryshme parafabrikate. Teknologjia jonë mund të shfrytëzohet për të prodhuar më shumë se 40 produkte”, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i firmës “TileGreen”. Kompania ka prodhuar pllaka të ndryshme për disa projekte zhvillimi të kompanive të pasurive të paluajtshme. /VOA

black to blue khaled raafat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj