LIVE UPDATES
Bota

Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës

Tetëdhjetë vende së bashku kërkuan të dielën që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia, megjithëse disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate. Në këtë konferencë nuk ishte e ftuar Rusia, ndërsa shumë pjesëmarrës shpresonin se mund të gjendej një udhërrëfyes drejt paqes mes dy vendeve.

16 Qershor 2024, 16:50 Nga N.F
Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial
Konferenca

UKRAINA- Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia. Megjithatë disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate. Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që e nisi dhe po vijon luftën, Rusia, nuk ishte i ftuar.

Tetëdhjetë vende së bashku kërkuan të dielën që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia, megjithëse disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate. Në këtë konferencë nuk ishte e ftuar Rusia, ndërsa shumë pjesëmarrës shpresonin se mund të gjendej një udhërrëfyes drejt paqes mes dy vendeve.

Rreth 100 delegacione, kryesisht vende perëndimore, por edhe disa vende kyçe në zhvillim, morrën pjesë në konferencë dhe sipas ekspertëve rëndësi ka se si u rreshtuan këto vende. India, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilat u përfaqësuan nga ministra të jashtëm ose në nivele më të ulët, ishin midis atyre vendeve që nuk nënshkruan dokumentin përfundimtar, i cili fokusohej në çështjet e sigurisë bërthamore, sigurisë ushqimore dhe shkëmbimi i të burgosurve. Po ashtu edhe Brazili nuk e nënshkroi deklaratën, ndërsa Turqia, një vend që ka kërkuar të jetë ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës - e ka nënshkruar deklaratën.

Dokumenti përfundimtar kërkon arritjen e një paqeje bazuar në Kartën e OKB-së dhe “respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetin e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Viola Amherd, presidentja zvicerane që drejtoi këtë takim tha se fakti që “shumica e madhe” e pjesëmarrësve ranë dakord për dokumentin përfundimtar “tregon se çfarë mund të arrijë diplomacia”.

“Një zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë të dyja palët. Është e rëndësishme të kuptohet se rruga drejt paqes në Ukrainë duhet të ndiqet në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe në veçanti, Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha ajo

“Shpresoj se ne do të mund të arrijmë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe janë pikërisht këta dhe hapa të tjerë të ngjashëm praktik për të rivendosur sigurinë dhe paqen që do t'i dëshmojnë të gjithëve në botë se Karta e OKB-së mund të rikthehet në efektivitet të plotë. Të gjitha parimet dhe propozimet e kartës së OKB-së”, tha presidenti i Ukrainës.

“Rusia kundërshton kartën e OKB-së, kundërshton logjikën bazë. Të gjithë ne do të dëshironim të jetonim në një botë që udhëhiqet nga ato parime, sepse ato na bëjnë të gjithëve të sigurt . Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ecin me krenari përkrah Ukrainës në këtë rrugë derisa atje të mbizotërojë paqja”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombetare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se konferenca kishte “me të drejtë” titullin “Rruga drejt Paqes”, sepse paqja nuk do të arrihet në një hap të vetëm.

“Nuk ishte një negociatë paqeje sepse Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës. Ai po këmbëngul për kapitullim. Ai po këmbëngul për marrjen e territorit ukrainas, madje edhe territorin që sot nuk është i pushtuar. Ai po këmbëngul për çarmatosjen e Ukrainës, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agresionit të ardhshëm. Asnjë vend nuk do t'i pranonte kurrë këto kushte”, tha ajo.

Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që e nisi dhe po vijon luftën, Rusia, nuk ishte i ftuar. Aleati kryesor i Rusisë, Kina, e cila nuk mori pjesë dhe Brazili kanë kërkuar së bashku të krijojnë një rrugë alternative drejt paqes.

Tre temat kryesore të kësaj konference: siguria bërthamore, siguria ushqimore dhe shkëmbimi i të burgosurve u mbështetën në deklaratën përfundimtare. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se ato përbënin “kushtet minimale” për negociatat me Rusinë, duke aluduar se disa fusha të tjera mosmarrëveshjesh midis Kievit dhe Moskës do të jenë më të vështira për t’u kapërcyer.

Kryeministri i Katarit vuri në dukje një ditë më parë se si vendi i tij po punon me delegacionet ukrainase dhe ruse për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre dhe që deri më tani ka rezultuar në ribashkimin e 34 fëmijëve.

Qeveria ukrainase beson se mbi 19 mijë fëmijë janë zhvendosur me forcë dhe komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova ka konfirmuar më parë se të paktën 2 mijë janë marrë nga jetimoret e Ukrainës.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi takimin e Zvicrës “një dredhi për të larguar vëmendjen”. Presidenti rus ofroi një plan për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi konferenca për paqen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj