LIVE UPDATES
Bota

Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për dëmet

Ata u takuan me përfaqësues të Këshillit të Europës, të institucioneve të BE, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe përfaqësues nga sistemi i drejtësisë në Ukrainë. Konferenca u mbyll me një deklaratë të 44 shteteve, në të cilën kërkohet që Rusia të paguajë për sulmin dhe të dalë para përgjegjësisë për shkak sulmit agresor ndaj Ukrainës. "Kjo është detyra jonë e përbashkët, t'i japim fund epokës së pandëshkimit rus", theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

3 Prill 2024, 08:53 Nga h.k
Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për
Foto ilustruese

GJERMANI-Në një konferencë ndërkombëtare në Hagë më shumë se 40 vende kanë kërkuar që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore për sulmin ndaj Ukrainës. Por rruga e drejtësisë është e gjatë.

"Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta janë kostot për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës në infrastrukturë deri në janar të këtij viti." Kështu u shpreh ministrja e Jashtme holandeze, Hanke Bruins Slot në ceremoninë e hapjes së konferencës "Rivendosja e Drejtësisë për Ukrainën" të martën (02.04.) në Hagë. Më shumë se 200.000 ndërtesa, gati 4000 shkolla dhe 400 spitale janë shkatërruar.

Sipas BE, Ukraina ka nevojë për reth 450 miliardë euro për rindërtimin. Më e rëndë se çështja e shkatërrimit peshoi në konferencë çështja se si të vihet Rusia para përgjegjësisë ligjore. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Andriy Kostin në tërësi janë regjistruar 125.000 raste të krimeve të dyshuara të luftës. Mes tyre llogariten edhe krimet në Butsha para dy vjetësh. "Isha në Butsha para dy ditësh, një qytet që është kthyer në simbol të së keqes ruse për të gjithë luftën. Të gjithë e kujtojnë se si dukeshin rrugët e Butshas, pasi u larguan pushtuesit rusë.", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski në një mesazh me video për konferencën. Rusia i mohon këto krime lufte dhe pretendon se në Butsha janë bërë inskenime.

Në konferencën e Hagës për Ukrainën u përfaqësuan më shumë se 60 krerë shtetesh e qeverish, shumica nga vendet europiane, por edhe nga SHBA, Japonia e Kanadaja. Ata u takuan me përfaqësues të Këshillit të Europës, të institucioneve të BE, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe përfaqësues nga sistemi i drejtësisë në Ukrainë. Konferenca u mbyll me një deklaratë të 44 shteteve, në të cilën kërkohet që Rusia të paguajë për sulmin dhe të dalë para përgjegjësisë për shkak sulmit agresor ndaj Ukrainës. "Kjo është detyra jonë e përbashkët, t'i japim fund epokës së pandëshkimit rus", theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Dëmet për shtëpitë mund të regjistrohen që tani

Pjesëmarrësit përshëndetën si një nga rezultatet e konferencës, që ukrainaset e ukrainasit përmes celularit mund të regjistrojnë dëmet në shtëpitë e tyre. Kjo është e mundur me një aplikacion që përdoret ndërkohë nga autoritetet e vendit. Që vitin e kaluar në një samit të Këshillit të Europës u hap regjistri për dëmet e luftës. Sipas KE pritet që të ngrihen 300.000 deri në 600.000 pretendime. Por nuk është sqaruar ende se si duhet të kompensohen dëmet. Së pari duhet të krijohet mekanizmi për kompensimin e tyre. Fondet për kompensimin, sipas së drejtës ndërkombëtare, duhet të vijnë nga Rusia, tha Marian Kliuçkovskyi për DW, drejtues i regjistrit të dëmeve për Ukrainën. Se si do të bëhet kjo është ende e hapur.

Sipas ministres së Jashtme holandeze Bruins, në konferencë ka patur impulse politike, si mund të krijohet një mekanizëm i tillë kompensimi. Diskutohet edhe si mund të përdoren asetet e ngrira të pasurive ruse, apo të paktën fitimet prej tyre./DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj