LIVE UPDATES
Bota

Konflikti/ Mbi 28 mijë armenë janë larguar nga Karabaku

Deri më tani 28 mijë nga 120 mijë armenë të Karabakut, një rajon që ndëkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Armeni, një vend me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh.

27 Shtator 2023, 18:31 Nga a.l
Konflikti/ Mbi 28 mijë armenë janë larguar nga Karabaku
Armeni

ARMENI- Mijëra armenë etnikë nxituan këtë të mërkurë të largoheshin nga rajoni i Nagorno Karabakut, pasi ushtria e Azerbajxhanit mori sërish nën kontroll të plotë rajonin e shkëputur. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po shton përpjekjet diplomatike dhe ndihmën humanitare në ndihmë të atyre që po ikin.

Deri më tani 28 mijë nga 120 mijë armenë të Karabakut, një rajon që ndëkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Armeni, një vend me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh.

Pasi Azerbajxhani detyroi separatistët e Nagorno Karabakut të dorëzonin armët javën e kaluar, premtoi se do të mbronte të drejtat e banorëve në territorin etnik armen, megithatë, mijëra prej tyre janë dyshues dhe kanë vendosur të largohen. Disa ndanë historitë e tyre ndërsa presin një të ardhme të pasigurt, në qytetin armen të Kornidzorit.

“Na u deshën rreth 24 orë për të ardhur këtu. Nuk kishim një fetë bukë t’ia jepnim fëmijës”, tregon Ahahit Grigoryan, refugjate nga Nagorno-Karabaku

Kombet e Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar premtuan të martën një ndihmë humanitare prej 11. 5 milionë dollarësh.

“Ndihma do të përdoret për t’u mundësuar atyre gjithçka, nga ushqimi tek mbështetja fiziko-sociale, shumë prej tyre kanë plagë të mëdha psikologjike” , tha Samantha Power, administratore e USAID-it

Shumë njerëz që po përpiqeshin të largoheshin të hënën, u plagosën gjatë shpërthimit të një depoje karburanit në Nagorno- Karabak dhe po qëndrojnë ende në spital për të marrë mjekim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se po bëhen përpjekje diplomatike në nivelet me të larta, me qeverinë e Azerbajxhanit, me qëllim qetësimin e situatës.

“Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi sërish me presidentitn Ilham Aliyev sot dhe nënvizoi nevojën urgjente për të shmangur konfliktet e mëtejshme, që duhet të ketë mbrojtje të pakushtëzuar dhe liri lëvizjeje për civilët dhe të mos pengohet ndihma humanitare për Nagorno-Karabakun”.

Qeverisë armene duhet të mobilizojë menjëherë burimet e saj për të ndihmuar të zhvendosurit, i tha Zërit të Amerikës Carey Cavanaugh, ish-bashkëkryetar i Grupit të Minskut në SHBA.

“Nuk është diçka e mirë për Armeninë të përpiqet të plotësojë nevojat e një numri të papritur prej më shumë se 100 mijë njerëzish përgjatë kufirit, ndërsa ka shqetësim me vetëm një numër të vogël që ka kaluar deri tani. Mendoj se tani gjendemi përballë një momenti kyç dhe nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në ditët në vazhdim”, shprehet ai.

Në të njëjtën kohë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për qeverinë armene, ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe ligjin për refugjatët./VOA 

azerbajxhan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj