LIVE UPDATES
Bota

Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri

Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

8 Shtator 2023, 19:04 Nga I.A
Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, kanë eventualisht ndonjë kërkesë të re në lidhje me dërgimin e policisë speciale të Kosovës në veri - zonë e banuar me shumicë serbe.

Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke iu referuar një dokumenti të vitit 2013, në të cilin Qeveria e Kosovës zotohet ndaj NATO-s se nuk do ta dislokojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa konsultime me KFOR-in, Stoltenberg ka thënë:

“Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave të sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, që mund të ketë ndikim në siguri. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin e KFOR-it dhe ka nevojë për konsultim të afërt mes autoriteteve të Prishtinës dhe KFOR-it”.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton kushte të reja për Kosovën, Stoltenberg e ka mohuar.

Ai i ka bërë komentet në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel.

Për më shumë sqarime, REL-i i është drejtuar NATO-s dhe misionit të saj në Kosovë, KFOR, Zyrës së Presidentes së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.

Zyra e Presidentes e ka sugjeruar REL-in që t’i referohet deklaratës së Osmanit gjatë konferencës për media me Stoltenbergun, si dhe intervistës së shefit të stafit të presidentes, Blerim Vela, për Televizionin Klan Kosova.

Osmani në Bruksel ka thënë se dokumenti i vitit 2013 “fokusohet vetëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Ngjashëm, Vela ka konfirmuar se “Osmani ia ka sqaruar Stoltenbergut se dokumenti i vitit 2013 ka në fokus vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Unë nuk mund ta gjykoj se a ka qenë ngatërrim apo me qëllim [deklarata e Stoltenbergut] për këtë çështje. Por, ka qenë një dakordim se ky [dokumenti] zbatohet vetëm në raport me FSK-në”, ka thënë Vela.

Beogradi zyrtar, i cili vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, e ka komentuar deklaratën e Stoltenbergut. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson që ajo “të ketë ndikim, nëse jo te [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, atëherë të paktën te disa të tjerë, te EULEX-i [misioni i BE-së në Kosovë] dhe te sjellja e KFOR-it”.

KFOR-i është vendosur në Kosovë pas luftës, më 1999, dhe është përgjegjës për sigurinë në vend.

Në letër-zotimin që kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ai, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Në dokument thuhet se ky zotim “është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitet të madh”.

Gjithashtu, në dokument theksohet se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi.

Shpat Balaj, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, beson se deklarata e Stoltenbergut, marrë parasysh nivelin e organizatës që ai drejton, “nuk ka të bëjë me ndonjë ngatërrim”.

“Unë mendoj që kjo [deklaratë] është në vazhdën e narracionit të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, për situatën që është krijuar në veri të vendit, në vitet fundit. Nuk është më sekret se ata nuk janë të kënaqur dhe se nuk e përkrahin vendosjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës për të mbajur rendin dhe sigurinë në veri të vendit”, thotë Balaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklarata e Stoltenbergut është mesazh për institucionet e Kosovës që t’i tërheqin forcat speciale policore nga veriu i vendit.

Balaj thotë se e sheh deklaratën e shefit të NATO-s më shumë si një lloj paralajmërimi për një koordinim më të gjerë të institucioneve të Kosovës me KFOR-in, kur bëhet fjalë për veprimet dhe angazhimet në veri.

“Kjo mund të lexohet më shumë si një mesazh apo kërkesë që potencialisht është duke dashur ta parashtrojë NATO-ja ose, në përgjithësi, bashkësia ndërkombëtare. Por, për të bërë diçka konkrete, unë mendoj se duhet një marrëveshje konkrete, siç është letër-këmbimi [i vitit 2013], i cili më pas ka vazhduar të njihet si marrëveshje zyrtare”, thotë Balaj.

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, është vazhdimisht vatër e trazirave. Banorët atje nuk iu binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por atyre të Serbisë, që funksionojnë në zonë përmes strukturave paralele.

Tensionet tani janë të larta për shkak të marrjes së pushtetit lokal nga përfaqësues të partive shqiptare. Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat popullata lokale serbe i ka bojkotuar.

Ata kanë hyrë në zyrat komunale në fund të majit, nën përcjelljen e policisë speciale të Kosovës. Serbët lokalë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe, në disa raste, kanë protestuar dhunshëm. Në përpjekje për të shtensionuar situatën, autoritetet e Kosovës kanë bërë një marrëveshje me përfaqësues të BE-së, më 10 korrik.

Marrëveshja parasheh tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga objektet komunale në veri dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat atje: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka tërhequr gjysmën e forcave speciale policore nga objektet komunale, si dhe është në proces e sipër të organizimit të zgjedhjeve.

Marrë nga REL

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj