LIVE UPDATES
Bota

Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën

Uashingtoni e sheh Pekinin si rivalin e tij më të madh gjeopolitik dhe legjislacioni pretendohet se siguron që Shtetet e Bashkuara të mbizotërojë në konkurrencë. Shumë nga projektligjet e planifikuara për votim këtë javë duket se kanë mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve.

9 Shtator 2024, 21:09 Nga N.F
Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën
Foto ilustruese

SHBA- Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes kompanive të saj bioteknike, dronëve dhe automjeteve elektrike do të mbizotërojë javën e parë të punës së Dhomës së Përfaqësuesve, pas pushimeve verore. Ligjvënësit pritet të ndërmarrin një sërë masash që synojnë Pekinin.

Uashingtoni e sheh Pekinin si rivalin e tij më të madh gjeopolitik dhe legjislacioni pretendohet se siguron që Shtetet e Bashkuara të mbizotërojë në konkurrencë. Shumë nga projektligjet e planifikuara për votim këtë javë duket se kanë mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve.

Legjislacioni krijon mundësinë për “ndërmarrjen e hapave kuptimplotë për të kundërshtuar kërcënimin ushtarak, ekonomik dhe ideologjik të Partisë Komuniste Kineze”, tha ligjvënësi republikan John Moolenaar, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Partinë Komuniste Kineze. “Qëllimi i të dy partive është që kjo garë të fitohet nga ne”.

Grupet për të drejtat e njeriut shqetësohen për ndikimin, duke paralajmëruar kundër retorikës që dëmton komunitetin aziatiko-amerikanë”, tha Christine Chen, drejtoreshë ekzekutive e organizatës ‘Vota e Amerikanëve të Ishujve të Azisë dhe Paqësorit’.

Ambasada kineze në Uashington tha se projektligjet e reja nxisin tensionet ndërsa ato qëllimisht po dërgohen për miratim në një vit zgjedhor. Nëse miratohen, projektligjet "do të shkaktojnë ndërhyrje serioze në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe bashkëpunim me dobi të dyanshme. “Kjo në mënyrë të pashmangshme do të dëmtojë interesat, imazhin dhe besueshmërinë e vetë Shteteve të Bashkuara”, tha në një deklaratë zëdhënësi Liu Pengyu. Nëse miratohen, projektligjet duhet të miratohen edhe nga Senati.

Ja një vështrim mbi legjislacionin kryesor: Një projektligj kërkon të ndalojë një grup prej pesë kompanish bioteknologjike me lidhje kineze që të punojnë me organizata që marrin fonde federale.

Kompanitë amerikane të bioteknologjisë kanë thënë se ligji do të prishë partneritetin e tyre me kontraktorët kinezë, duke rezultuar në vonesa në provat klinike për barnat e reja dhe rrit koston.

Mbështetësit thonë se legjislacioni është i nevojshëm për të zvogëluar varësinë e vendit nga Kina për furnizim mjekësor.

Ligjvënësi republikan nga Ohajo Brad Wenstrup, një nga bashkë-hartuesit e projektligjit tha se ai është “hapi i parë” për mbrojtjen e të dhënave të amerikanëve.

Ndalimi i dronëve kinezë

Një tjetër projektligj do t’i shpallë dronët kinezë DJI, që mbizotërojnë tregun global si një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ky projektligj gjithashtu do të mbrojë të dhënat e amerikanëve, por edhe infrastrukturën jetike të vendit, tha ligjvënësja republikane Elise Stefanik e cila e ka hartuar projektligjin.

Firma kineze DJI thotë se ata iu ofrojnë mundësinë përdoruesve të dronëve të tyre të vendosin nëse duan të ndajnë me kompaninë të dhënat si zonat e fluturimit të dronëve, fotografitë dhe videot e regjistruara. Nëse kjo nuk lejohet nga përdoruesit, atëherë firma nuk do të kishte të dhëna për t’iu dhënë qeverive kur kjo kërkohet prej tyre.

DJI gjithashtu hodhi poshtë akuzën se ajo është një firmë ushtarake kineze dhe se ka ndihmuar në persekutimin e pjesëtarëve të minoritetit etnik mysliman në Kinë.

Adam Bry, bashkëthemelues i prodhuesit të madh amerikan të dronëve ‘Skydio’, e njoftoi një komision të kongresit në muajin qershor për humbjen në biznes për shkak të Kinës. “Qeveria kineze është përpjekur të kontrollojë industrinë e dronëve, duke dhënë fonde për prodhimet kombëtare dhe duke vënë në shënjestër konkurrentët në Shtetet e Bashkuara dhe Perëndim, duke e kthyer garën në favor të Kinës”.

Mbrojtja e pronësisë intelektuale Një sfidë pritet të jetë përpjekja për të ringjallur një program të kohës së ish Presidentit Donald Trump, i përshkruar si një mënyrë për të ndaluar përpjekjet kineze për të vjedhur pronën intelektuale dhe për të spiunuar industritë.

Projektligji do ta obligonte Departamentin e Drejtësisë që të frenojë spiunimin nga Pekini mbi pronësinë intelektuale dhe institucionet akademike të Shteteve të Bashkuara.

Ky projektligj i epokës së zotit Trump, i quajtur “Iniciativa e Kinës”, përfundoi pa u miratuar në vitin 2022 pasi u ngritën shqetësime se ai kishte nxitur profilizimin racor dhe etnik.

“Kolegët tanë në Partinë Republikane u përpoqën të rikthejnë këtë program të dështuar sepse donin të dukeshin sikur po zgjidhnin problemet. Por, në realitet, ata vetëm po ngjallnin frikë dhe urrejtje”, thanë disa ligjvënës demokratë në një deklaratë në muajin mars, kur ata kundërshtuan një përpjekje tjetër për të rifilluar programin.

Kufizimi i shitjeve të fermave

Një projektligj tjetër, i cili thotë se do të mbrojë tokën bujqësore të Shteteve të Bashkuara nga kundërshtarët e huaj, ka ngritur shqetësime për diskriminim. Projektligji do të detyronte raportimin e shitjeve të tokës që përfshijnë qytetarë nga Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani.

“Siguria ushqimore është siguri kombëtare dhe për një kohë të gjatë, qeveria federale ka lejuar Partinë Komuniste Kineze të vërë në rrezik sigurinë tonë duke mbyllur sytë ndaj blerjeve në rritjer nga kinezët të tokës bujqësore amerikane”, tha ligjvënësi republikan Dan Newhouse, i cili e prezantoi projektligjin.

Qendra Kombëtare e Ligjit Bujqësor vlerëson se 24 shtete amerikane ndalojnë ose kufizojnë të huajt pa leje qëndrimi dhe bizneset ose qeveritë e huaja që të blejnë tokë bujqësore private. Debati për këtë çështje u ngrit pasi një miliarder kinez bleu më shumë se 130,000 hektarë pranë një baze të Forcave Ajrore në Teksas dhe një kompani tjetër kineze kërkoi të ndërtonte një fabrikë misri pranë një baze të Forcave Ajrore në Dakotën e Veriut./VOA

kongresi amerikan kina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj