LIVE UPDATES
Bota

Kongresi i AfD në Essen, ballafaqimi me kryetarët e partisë

Dy kryetarët Alice Weidel dhe Tino Chrupalla janë kritikuar edhe publikisht. Në kongresin e AfD në Essen këtë fundjavë, ata sërish duan të mbeten në postin e bashkëkryetarëve. Por ka pengesa për kandidaturën e tyre.

29 Qershor 2024, 14:30 Nga N.F
Kongresi i AfD në Essen, ballafaqimi me kryetarët e partisë
Weidel, Chrupalla dhe Krah

GJERMANI- AfD fitoi vendin e dytë në zgjedhjet evropiane me 15,9 për qind, por dështoi nga pritjet. Përgjegjës konsiderohen drejtuesit e partisë Alice Weidel dhe Tino Chrupalla.

Alternativa për Gjermani (AfD) ishte fituesja e madhe në zgjedhjet e fundit evropiane: partia shtoi dukshëm votat dhe u bë forca e dytë politike në Gjermani pas Unionit CDU/CSU. Por kjo parti u trondit së fundi nga afera dhe skandale të shumta që përfshijnë politikanë të lartë të AfD-së. Dhe për këto afera shumë anëtarë të AfDfajësojnë udhëheqjen e partisë së tyre.

Dy kryetarët Alice Weidel dhe Tino Chrupalla janë kritikuar edhe publikisht. Në kongresin e AfD në Essen këtë fundjavë, ata sërish duan të mbeten në postin e bashkëkryetarëve. Por ka pengesa për kandidaturën e tyre.

Skandalet rreth politikanit të AfD Maximilian Krah

Para së gjithash, skandalet me kandidatin kryesor të AfD-së për zgjedhjet europiane, Maximilian Krah, po shkaktojnë trazira brenda partisë. Emri i Krah shfaqet në lidhje me aferën e pagesave të paligjshme të parave ruse ndaj politikanëve evropianë. Përveç kësaj, një nga punonjësit e tij u arrestua dhe u dyshua për spiunazh për Kinën. Dhe në një intervistë për një gazetë italiane, Krah relativizoi krimet e SS nën Adolf Hitlerin.

Kjo është arsyeja pse lidershipi i partisë rreth Weidel dhe Chrupalla e ndaloi atë të performonte pak para zgjedhjeve evropiane. Pas zgjedhjes së tij nga delegacioni i përbashkët i AfD-së në Parlamentin e BE-së, ai u përjashtua nga vetë kolegët e tij të partisë.

Megjithatë, duke qenë se Krah është një politikan me lidhje të mira, ka rezistencë të fortë ndaj këtyre vendimeve brenda partisë. Figura të shumta të njohura të AfD-së akuzojnë lidershipin e partisë për drejtim të dobët dhe kritikojnë se me Krah po ndëshkojnë një aktivist të suksesshëm parazgjedhor që fitoi kryesisht votat e të rinjve për partinë.

Fundi i lidershipit të dyfishtë?

Pakënaqësia e bazës mund të shprehet në kongresin e AfD-së. Tino Chrupalla është veçanërisht në qendër të kritikave. Një propozim i drejtohet drejtpërdrejt dyshes në krye të partisë - një numër politikanësh me ndikim të AfD-së bëjnë thirrje për t'i dhënë fund lidershipit të dyfishtë. Në vend të kësaj, në të ardhmen duhet të jetë vetëm një person në krye të partisë. Më pas kryetari do të mbështetej nga sekretari i përgjithshëm. Ky është një model i zakonshëm edhe në parti të tjera. Kërkesa synon kryesisht t'i japë fund udhëheqjes së partisë nga Tino Chrupalle, thonë vëzhgues të shumtë të AfD.

Megjithatë, eksperti politik Benjamin Höhne nga Universiteti Teknik i Chemnitz nuk e sheh ende fundin e lidershipit të dyfishtë: "Partia nuk është ende në fazën ku do të vendoste një person në krye, të cilit do t'i nënshtroheshin të gjithë anëtarët." shpjegon Höhne në një intervistë për DW. Sepse, siç thotë ai, krahu i partisë rreth ekstremistit të djathtë Björn Höcke dominon AfD-në. Por në krah të tyre ka edhe anëtarë nacional-konservatorë dhe nacional-liberalë. "Mungon gjithashtu një figurë udhëheqëse," thotë ai.

Weidel dhe Chrupalla po konkurrojnë sërish

Para fillimit të kongresit të partisë, Chrupalla paraqitet i qetë dhe dëshiron të kandidojë sërish për kryesinë e partisë me Alice Weidel: "Me Alice Weidel është krijuar një marrëdhënie besimi që nuk e kam përjetuar kurrë më parë në politikë. Ne pranojmë dallimet tona dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne jemi një dyshe e suksesshme”, tha ai për gazetën Die WELT pak para fillimit të kongresit. Në diskutimin se si të sillet me kandidatin kryesor të AfD-së, Maximilian Krah, ai duket i relaksuar: "Unë nuk mendoj se do të ketë kaq shumë emocione."

Udhëheqja e dyfishtë nuk është veçanërisht e popullarizuar në AfD dhe është vënë në dyshim vazhdimisht gjatë viteve. Mes atyre që e kontestojnë këtë zgjidhje është edhe deputeti i Bundestagut dhe anëtari i bordit të partisë, Stephan Brandner. "Gjithmonë duhen kërkuar zgjidhjet më të mira, duke përfshirë edhe ato në strukturën e partisë. Për mendimin tim, këtu është edhe ndryshimi i lidershipit të dyfishtë në perspektivë”, shpjegon Brandner në një intervistë për DW. Në të njëjtën kohë, Brandner është kundër ndryshimit afatshkurtër: "Bordi aktual ekzekutiv federal ka bashkëpunuar profesionalisht dhe me sukses, kështu që nuk ka nevojë të ndryshohet shumë: udhëheqja e dyfishtë gjithashtu ka funksionuar mirë".

Konflikte të hapura të mundshme në kongresin e Essen

Megjithatë, mosmarrëveshjet në kongres nuk mund të përjashtohen, thotë politologu Benjamin Höhne: "Partia ka një shkallë të lartë të demokracisë së brendshme. Kjo është arsyeja pse konfliktet e hapura janë më të mundshme." Për sa i përket përmbajtjes, ai ende llogarit me një kurs radikal të djathtë: "AfD do të mbajë një nivel të lartë radikalizmi, sepse deri tani ka qenë e suksesshme me të në zgjedhje. Me sinjalet e saj për të djathtën ekstreme, do të ketë sukses duke i lidhur pothuajse plotësisht kampet e krahut të djathtë me vetveten, veçanërisht në Gjermaninë Lindore”, thotë ai.

Prandaj, partia pranon me qetësi një tjetër proces penal kundër kryetarit të AfD në Thuringji Björn Höcke. Ai u akuzua përsëri për përdorimin e sloganeve të epokës naziste në një tubim gjatë fushatës zgjedhore.

Në procedurën e mëparshme ai ishte dënuar me gjobë prej 13 mijë eurosh – por aktgjykimi ende nuk është përfundimtar. Nëse dënohet sërish, ai mund të përballet me burg.

Një aleancë e gjerë e përbërë nga përfaqësues të kishave, sindikatave dhe shoqatave ka njoftuar kundërshtimin e saj ndaj kongresit të partisë AfD, që Enti gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës e sheh si një rast të dyshuar të ekstremizmit të krahut të djathtë. Kjo aleancë paralajmëron se kjo parti është një kërcënim racist, antisemit dhe antidemokratik për Gjermaninë./ DW

weidel chrupalla dhe krah gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj