LIVE UPDATES
Bota

"Kongresi të miratojë ndihmën për Ukrainën", Biden: Nuk do të përkulemi para Putinit

Deklarata shkaktoi frikë se Trump mund të përpiqet ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

8 Mars 2024, 07:42 Nga r.ll
"Kongresi të miratojë ndihmën për Ukrainën",
joe biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi kundërshtarin e tij të mundshëm republikan, Donald Trump, për “përkulje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i kërkoi Kongresit amerikan ta miratojë ndihmën për Ukrainën, duke paralajmëruar se demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim.

Biden mbajti të enjten mbrëma fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit. Ai e kritikoi Trumpin për komentet e fundit në lidhje me NATO-n - aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit.

Duke folur gjatë një tubimi muajin e kaluar, Trump tha se derisa shërbente si president, e ka paralajmëruar një aleat të NATO-s se “do ta inkurajonte Rusinë të bëjë çfarë dreqi do” me ata anëtarë të aleancës që nuk paguajnë sa duhet për qëllime të mbrojtjes.

Deklarata shkaktoi frikë se Trump mund të përpiqet ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Të përkulesh para një udhëheqësi rus, është skandaloze, e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Biden, duke iu referuar Trumpit, ndërsa kujtoi sesi ish-presidenti Ronald Reagan - i cili mbahet mend me dashuri nga republikanët - i është kundërvënë Kremlinit gjatë Luftës së Ftohtë. Biden tha se NATO-ja është “më e fortë se kurrë” dhe veçoi kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në audiencë.

Në ditën që ai mbajti fjalimin, Suedia u bë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, duke u dhënë fund 200 vjetëve të neutralitetit ushtarak.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës së mbrojtjes pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

Biden i bëri thirrje Kongresit që ta miratojë një projektligj për ndihmë për Ukrainën, duke paralajmëruar se Putin nuk do të ndalet në kufirin me Ukrainën.

Një grup i republikanëve të krahut të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve ka muaj që bllokon projektligjin, që do t’i ndante rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare Ukrainës, e cila lufton kundër pushtuesve rusë.

Bllokada në Uashington bëri që forcat ukrainase të mbeten pa municione e armë - gjë që i mundësoi Rusisë të shënojë disa fitore në fushëbetejë. Muajin e kaluar, ajo pushtoi qytetin lindor, Avdijivka, duke arritur kështu fitoren e parë në më shumë se një vit.

“Ukraina mund ta ndalojë Putinin nëse ne qëndrojmë me Ukrainën dhe ia sigurojmë armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Ne duhet të ngrihemi kundër Putinit”, tha Biden.

Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen, tha ai, “Ukraina do të jetë në rrezik, Evropa do të jetë në rrezik, bota e lirë do të jetë në rrezik”.

“Mesazhi im për presidentin Putin… është i thjeshtë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem”, tha ai.

Biden kritikoi Trumpin edhe për përpjekjet e tij për t’i përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke thënë se ato kanë përbërë kërcënim të madh për demokracinë në vend.

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”, tha ai, duke iu referuar jo vetëm Trumpit, por edhe republikanëve në Kongres, të cilët i mbështesin pretendimet e ish-presidentit se zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të manipuluara.

Fjalimi i Bidenit këtë vit ka një rëndësi më të madhe, pasi ai do të hyjë në garën për rizgjedhje në nëntor - sipas të gjitha gjasave kundër Trumpit. Fjalimi mund të jetë mundësia më e madhe që ka për të arritur te votuesit amerikanë, përpara zgjedhjeve.

Biden e mundi Trumpin në vitin 2020, por përballet me një garë të vështirë për rizgjedhje, për shkak të vlerësimeve të ulëta.

Një sondazh i Qendrës së Kërkimeve, Pew, i publikuar në janar, gjeti se vetëm 33 për qind e amerikanëve e miratojnë performancën e Bidenit në punë, ndërsa 65 për qind nuk e miratojnë. Vlerësimi i punës së Bidenit ishte nën 40 për qind gjatë dy vjetëve të fundit.

Marrë nga REL.

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj