Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
KOSOVË- Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë si faktorë kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.
Këto komente Self i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore. Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, ka deklaruar Self.
Ai ka theksuar se në një kohë të rritjes së pasigurisë globale, udhëheqja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetja për Kosovën mbeten vendimtare, jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për forcimin e demokracisë dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Juglindore.
Kongresmeni amerikan vuri në dukje se angazhimi i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet i vazhdueshëm, duke përfshirë edhe përpjekjet për të përmirësuar koordinimin me aleatët brenda NATO-s rreth çështjes së Kosovës.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por pesë shtete të Aleancës ende nuk e kanë njohur atë, çka vazhdon të jetë një nga pengesat në proceset e saj integruese ndërkombëtare./Dosja.al
Shaip Kamberi SERBI- Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka ngritur alarmin lidhur me rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushta...
Foto ilustruse GJERMANI- Një mjek pediatër është akuzuar për 130 vepra penale seksuale kundër fëmijëve nga aut...
Foto ilustruse SHBA- Senati amerikan ka hedhur poshtë me një diferencë të ngushtë votash një rezolutë për t&eu...
Boris Pistorius dhe Mykhailo Fedorov Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zgjeroi ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak të Gje...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një vizitë të fshehtë në Emiratet e Bashkuara Ar...
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee LINDJA E MESME- Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee u ka bërë thirrje...
Foto ilustruse ANGLI- Një nënë marokene dhe partneri i saj algjerian akuzohen në Londër për vrasjen e djalit të tyre tre...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin të mërkurën p...
Donald Trump KINA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Pekin, pas gati një dekade nga vizita e tij e fundit. Por, ky nuk &eum...
Vladimir Putin MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë sisteme raketore ...