Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri me këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri me këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.
I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova.
“Nuk e përjashtoj se as ky tjetri [versioni i ri i Asociacionit] nuk do të funksionojë duke parë përbërjen e këtij ekipi të menaxhimit, që është i përbërë edhe nga deputetët të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, deklaroi Konjufca.
Ai tha më tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues, sipas tij, duhet të shkarkohet.
Më tej Konjufca tha se pret që të sqarohet situata më 2 maj, kur pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kosova duhet të tregojë se nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet ta bëjë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë e që është njohja de facto [nga Serbia]”, tha Konjufca.
Në prag të takimit të 2 majit në mes të Kurtit dhe Vuçiq, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha për Zërin e Amerikës se që nga takimi 18 marsit që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka pasur përparim lidhur me Asociacionin dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, për të pranuar këtë detyrim ligjor.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015.
Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi që shumica e parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.
Marrë nga REL
Escobar SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ket&...
Ron van Dartel HOLANDË- Një diplomat veteran, i cili u emërua më pak se tre javë më parë për të promovuar p&e...
Kadri Veseli dhe Hashim Thaci HAGË- Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hag&eum...
Jeffrey Hovenier dhe Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim me amasadorin e SHBA-së...
Smogu në Tajlandë TAJLANDË- Rreth 2.4 milionë njerëz në Tajlandë kanë kërkuar trajtim spitalor për ...
Petr Pavel ÇEKI- Presidenti i Çekisë, Petr Pavel deklaron se vendet e NATO-s nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t&eum...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp deklaroi se objektivi kryesor i op...
Aleksandër Lukshenko BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia dhe Rusia së bashku do t...
Tekstet shkollore RUSI- Censura dyshohet se ka filluar të depërtojë në tekstet e reja shkollore në Rusi. Në botimi...
Policia maqedonase SHKUP- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në një fabrikë pranë ish-“Zhelezares&rdqu...