27 Shtator 2023, 21:20
Nga a.l
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në fokus të diskutimeve ishin ngjarjet e fundit në Veri.
“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftim gjithashtu thuhet se kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al
jeffrey hovenier glauk konjufca
Bota
27 Shtator 2023, 21:20
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatis...
Bota
27 Shtator 2023, 21:14
a.l
Izrael
IZRAEL- Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në veri të Izraelit, ku 5 persona kanë mbetur t&e...
Bota
27 Shtator 2023, 21:02
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me tensionet dhe ngjarjet e ditëve të fundit në veri t&e...
Bota
27 Shtator 2023, 20:46
a.l
Barbie
RUSI- Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende m...
Bota
27 Shtator 2023, 20:36
a.l
Iran
IRAN- Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje...
Bota
27 Shtator 2023, 20:31
r.ll
frank rubio
SHBA-Një astronaut i NASA-s dhe dy kozmonautë rusë u kthyen në Tokë pas qëndrimit në hapësirë p&...
Bota
27 Shtator 2023, 19:56
a.l
Foto nga Banjska
KOSOVË- Situata mbrëmjen e sotme në fshatin Banjskë të Zveçanit ku ndodhi sulmi i armatosur i serbëve...
Bota
27 Shtator 2023, 20:03
r.ll
petar petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç, hodhi poshtë pretendimet ...
Bota
27 Shtator 2023, 19:45
a.l
Gazetar
RUSI- Tre gazetarë rusë pro luftës janë kërcënuar me jetë, pasi në banesat e tyre janë dërguar k...
Bota
27 Shtator 2023, 19:32
a.l
Thjis Reuten
HOLANDË- Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-s&...