LIVE UPDATES
Bota

"Një fitore për Trump", Gjykata Supreme merr vendimin: Gjykatat e shkallës së parë nuk do të bllokojnë vendimet presidenciale

Gjyqtarët në të gjitha rastet e deritanishme kanë vendosur kundër administratës së Trumpit. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar se gjyqtarët individualë nuk kanë fuqinë të marrin vendime që vlejnë në nivel vendi.

27 Qershor 2025, 17:18 Nga r.ll
"Një fitore për Trump", Gjykata Supreme merr vendimin:
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata Supreme amerikane ka vendosur që gjykatësit individualë nuk kanë autoritet që të lëshojnë urdhra ndalues që vlejnë për mbarë vendin. Por, vendimi nuk e qartëson se çfarë do të ndodhë me rregullat e vendosura nga presidenti Donald Trump që e kufizojnë të drejtën e marrjes së shtetësisë amerikane vetëm nga lindja në SHBA.

Ky vendim konsiderohet një fitore për presidentin republikan, i cili është ankuar se gjykatësit e gjykatave më të ulëta kanë bllokuar agjendën e tij përmes lëshimit të urdhrave ndalues.

Megjithatë, shumica konservatore në Supreme la të hapur mundësinë që ndryshimet për shtetësinë e fituar përmes lindjes në SHBA të mbeten të bllokuara në nivel kombëtar. Urdhri i Trumpit do t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në SHBA nga prindër që qëndrojnë ilegalisht në shtet.

Sipas shtetësisë së përfituar nga lindja, të gjithë personat që kanë lindur në SHBA automatikisht bëhen shtetas amerikan, përfshirë edhe fëmijët e lindur nga nënat që qëndrojnë ilegalisht në shtet. Kjo e drejtë ishte përfshirë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane pas Luftës Civile.

Në një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 1898, gjykata vendosi se të gjithë fëmijët e lindur në territorin amerikan fitojnë automatikisht shtetësinë amerikane me disa përjashtime. Në këto përjashtime bëjnë pjesë fëmijët e diplomatëve që kanë detyrime ndaj një qeverie tjetër, fëmijët e armiqve që ndodhen në SHBA gjatë një pushtimi, fëmijët e lindur në anije të huaja dhe fëmijët e fiseve indigjene sovrane amerikane.

Administrata Trump ka argumentuar se fëmijët e lindur nga persona që nuk janë shtetas amerikanë nuk janë “nën juridiksionin” e SHBA-së – shprehje që gjendet në Amendamentin e 14-të – dhe prandaj nuk kanë të drejtë për shtetësi.

Por shtetet, emigrantët dhe grupet për të drejtat e njeriut që ngritur padi me qëllim që të bllokojnë këtë urdhër ekzekutiv, dhe e kanë akuzuar administratën se po përpiqet të minojë interpretimin e gjerë të shtetësisë të përfituar përmes lindjes në SHBA, që është pranuar që nga miratimi i këtij amendamenti.

Gjyqtarët në të gjitha rastet e deritanishme kanë vendosur kundër administratës së Trumpit. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar se gjyqtarët individualë nuk kanë fuqinë të marrin vendime që vlejnë në nivel vendi.

Administrata Trump kërkoi nga Gjykata Supreme që plani i presidentit të zbatohej për të gjithë, përveç atyre pak individëve dhe grupeve që kanë ngritur padi. Nëse kjo nuk do të bëhej, administrata propozoi që zbatimi i planit të mbetej i pezulluar vetëm në 22 shtetet që kishin ngritur padi. Shteti i Nju Hampshajërit përfshihet në një urdhër të veçantë që nuk ishte subjekt i këtij rasti.

Administrata amerikane po ashtu ka kërkuar që të lejohet t’i bëjë publike planet për mënyrën se si synon ta zbatojë këtë politikë, nëse më vonë gjykata vendos të lejojë zbatimin e saj./REL

gjykata supreme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj