LIVE UPDATES
Bota

"Konspiracion për të përmbysur pushtetin", aktivistë në Hong Kong shpallen fajtorë

Vendimi në gjyqin më të madh në Hong Kong kundër opozitës demokratike u dha pasi mbi tre vjet më parë policia arrestoi 47 demokratë dhe bastisi shtëpitë e tyre në këtë qytet.

30 Maj 2024, 12:08 Nga M.B
"Konspiracion për të përmbysur pushtetin",
Mediat qëndrojnë jashtë gjykatës në Hong Kong, gjatë shqiptimit të vendimit të aktivistët. 30 maj 2024.

HONG-KONG- Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong u shpallën fajtorë dhe dy të tjerë u liruan nga akuzat në një gjykim historik që kritikët thonë se mund të jetë një goditje tjetër ndaj sundimit të ligjit në këtë qytet. Vendimi në gjyqin më të madh në Hong Kong kundër opozitës demokratike u dha pasi mbi tre vjet më parë policia arrestoi 47 demokratë dhe bastisi shtëpitë e tyre në këtë qytet. Ata u akuzuan për konspiracion për të përmbysur pushtetin, sipas ligjit kombëtar të sigurisë të vendosur nga Kina.

Dënimi do të shqiptohet në një datë tjetër për personat që u gjetën fajtorë. Për veprën që u gjetën fajtorë ata mund të dënohen nga tre vjet deri me burgim të përjetshëm. Tridhjetë e një të akuzuar pranuan fajësinë dhe katër prej tyre janë bërë dëshmitarë të Prokurorisë. Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të tjera kanë kritikuar gjykimin, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje që të akuzuarit të lirohen menjëherë. Diplomatë nga disa shtete, përfshirë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, morën pjesë në seancën gjyqësore.

Të pandehurit akuzohen për “komplot” për të paralizuar Qeverinë dhe të detyruar liderin e qytetit që të japte dorëheqje përmes një votimi parazgjedhor në zgjedhjet mbarëkombëtare të korrikut të vitit 2020. Demokratët thanë se ajo ishte një përpjekje jozyrtare për të zgjedhur kandidatët më të fortë për të fituar shumicën në legjislaturën e Hong Kongut. Gjykatësit Andrew Chan, Alex Lee dhe Johnny Chan shkruan në vendim se nëse të pandehurit do t’ia kishin dalë, ata do të krijonin “një krizë kushtetuese për Hong Kongun” që do të çonte në “ndërhyrje serioze dhe në minimin e zbatimit të detyrave dhe funksioneve në përputhje me ligjin e Qeverisë së Hong Kongut”.

Në mesin e të dënuarve janë edhe ish-ligjvënësit demokratë, Leung Kwok-hung, Lam Cheuk-ting dhe Helena Wong. Është e paqartë nëse ndonjëri prej personave që u shpall fajtorë do të apelojë vendimin. Më 2019, në Hong Kong shpërthyen protesta masive pro demokracisë kundër planeve të Pekinit për legjislacionin e sigurisë, që sipas demokratëve do të shkelte liritë e garantuara kur Hong Kongu u kthye në kontrollin e Kinës më 1997. Pekini në vitin 2020 vendosi një ligj kombëtar të sigurisë që çoi në arrestimin e demokratëve, por edhe u mbyllën media liberale dhe organizata joqeveritare. Opozita demokratike në Hong Kong për dekada të tëra i ka bërë presion Pekinit që të lejojë demokraci të plotë në qytet./ REL

hong kong

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj