LIVE UPDATES
Bota

Protestat e mjekëve, Koreja e Jugut ultimatum: Do të ndërmarrim veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqjen

Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.

26 Shkurt 2024, 10:45 Nga N.F
Protestat e mjekëve, Koreja e Jugut ultimatum: Do të ndërmarrim
Mjekët koreanë

KORE- Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata do të kursehen nga veprimet ndëshkuese nëse kthehen në spitale, përderisa protesta lidhur me reformat shëndetësore ka hyrë në javën e dytë. Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.

Ndërprerja masive e punës ka rezultuar në anulimin dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët me kancer dhe për lindjet me operacion, me Qeverinë që ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë për shëndetin publik. Mjekët konsiderohen punëtorë esencialë në Korenë e Jugut dhe me ligj janë të kufizuar që të hyjnë në grevë.

Qeveria jugkoreane vazhdimisht ka përsëritur pretendimet se dorëheqjet masive janë të paligjshme dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqje ose do të pezullojë licencat e tyre mjekësore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap. Të hënën, Qeveria bëri “një apel final” për mjekët që të kthehen në punë gjatë kësaj jave, tha ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës.

“Nëse ju ktheheni në spitale deri më 29 shkurt, nuk do të mbaheni përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Lee tha se veprimi i zgjatur kolektiv paraqet “kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientëve”.

“Spitali ishte vendi ku ëndrra e juaj për të trajtuar pacientët e sëmurë realizohej çdo ditë”, u tha ai mjekëve që janë në grevë, duke shtuar se “shpresoj që do të ktheheni në vendet e juaja të punës dhe të përfshiheni në dialogun për një mjedis më të mirë shëndetësor”.

Spitalet në mbarë shtetin janë përballur me mungesë të mjekëve në javën e kaluar dhe mediat lokale raportuan të hënën se edhe më shumë mjekë i janë bashkëngjitur protestës. Seuli ka thënë se ka një prej raporteve më të ulëta mjek-popullatë në mesin e shteteve të zhvilluara dhe Qeveria po synon që të pranojë 2.000 studentë të rinj në fushën e shëndetësisë në vit, duke nisur nga viti i kaluar.

Mjekët e kanë kundërshtuar planin e Qeverisë, duke pretenduar se një gjë e tillë do të dëmtojë cilësinë e shërbimit. Përkrahësit e referomë kanë thënë se shqetësimet kryesore të mjekëve për reformën janë se ajo do të prekë pagat e tyre dhe statusin e tyre shoqëror. Sipas sondazheve, 75 për qind e publikut në Korenë e Jugut mbështet rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë, teksa ata që jetojnë në zona të largëta përmabellen me mungesë të qasjes në kujdes cilësor shëndetësor.

Marrë nga REL

korea e jugut mjeke protesta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj