Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raportet mes Phenianit dhe Seulit janë në pikën më të ulët në vitet e fundit, me Veriun që vitin e kaluar lëshoi një mori raketash balistike në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
KORE E VERIUT - Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Gjuajtja e këtyre raketave ndodhi në ditën e njëjtë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një ushtrim të madh vjetor ushtarak të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”.
“Ushtria jonë ka detektuar rreth orës 13:50 disa raketa të paidentifikuara balistike u gjuajtën nga provinca Hvangae në Detin e Perëndimit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit duke iu referuar detit që njihet si Deti i Verdhë.
“Ushtria jonë do të rrisë vëzhgimin dhe do të jetë në gatishmëri të plotë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha ushtria.
SHBA-ja ka stacionuar dhjetëra mijëra ushtarë në Korenë e Jugut dhe aleatët vazhdimisht mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që ata thonë se janë të natyrës mbrojtëse.
Por, stërvitje të tilla e kanë zemëruar Phenianin që i cilëson si ushtrime për pushtim dhe rregullisht përgjigjet duke testuar armë.
Më herët gjatë së hënës, Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “akt provokues”, duke paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të një lufte “me një gjuajtje të vetme aksidentale”.
“Ky është një akt i rrezikshëm provokues që çon në një situatë akute në Gadishullin Korean, që mund të nxisë një konflikti fizik mes dy palëve përmes një shkrepjeje aksidentale”, tha Ministria e Jashtme e Phenianit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Verut, KCNA.
Stërvitja e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Koresë së Jugut “Mbrojtësja e Lirisë 2025” nisi të hënë dhe do të përfshirë trajnime të ndryshme, tha SHBA-ja.
Stërvitjet do të zgjasin deri më 20 mars.
Këto stërvitje po mbahen pasi dy avionë luftarakë të ushtrisë së Seulit aksidentalisht gjuajtën tetë bomba në një fshat gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane më 6 mars.
Afër 31 persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, u plagosën në incident, tha ushtria e Koresë së Veriut.
Raportet mes Phenianit dhe Seulit janë në pikën më të ulët në vitet e fundit, me Veriun që vitin e kaluar lëshoi një mori raketash balistike në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Dy Koretë teknikisht janë në luftë që kur konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, por jo me një marrëveshjeje të paqes./REL
Marco Rubio ARABIA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se Ukraina duhet t’i japë tokë Rusisë si pjes&eu...
Foto ilustruese GJERMANI - Posta Gjermane (Deutsche Post) do të shkurtojë 8000 vende pune deri në fund të vitit. Kjo për...
Foto e rrjetit social "X" E hëna e zezë për X. Rrjeti social i Elon Musk, i njohur më parë si Twitter, funksio...
takimi ne shtepin e bardhe SHBA- Kushëriri i zëvendës Presidentit të SHBA JD Vance e ka kritikuar atë dhe Presidentin Donald...
Foto ilustruese IZRAEL - Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, që aktualisht gjendet në Arabinë Sauditë, ka shpërndar&...
Pamje nga perplasja e anijeve Deti i Veriut - Të paktën 15 kontejnerë me cianid natriumi, një substancë toksike që mund ...
Papa Francesku VATIKAN - Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut po shënon përmirësime të dukshme, duke bërë ...
Ahmed al-Sara SIRI- Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sara, bëri të ditur se qeveria do të përpiqet që të mo...
Trump dhe Putin Në skajin lindor të Europës, po zhvillohet një betejë ekzistenciale për kuptimin e vërtetë të ...