LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut hedh 200 predha pranë kufirit detar me Korenë e Jugut

Një zyrtar në ishullin Jeonpyeong, tha se me kërkesë të ushtrisë së Koresë së Jugut, u urdhërua një evakuim për të zhvendosur banorët në strehimore.

5 Janar 2024, 13:24 Nga a.l
Koreja e Veriut hedh 200 predha pranë kufirit detar me Korenë e Jugut
Foto ilustruese

KOREJA E VERIUT-  Koreja e Veriut ka hedhur të premten më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit të tensionuar detar me Korenë e Jugut, tha një zyrtar ushtarak, ndërsa banorët e dy ishujve të Koresë së Jugut u urdhëruan të kërkonin strehim.

Në përgjigje të zjarrit të Koresë së Veriut, ushtria e Koresë së Jugut kreu stërvitje "të përshtatshme" artilerie, tha ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Një zyrtar në ishullin Jeonpyeong, tha se me kërkesë të ushtrisë së Koresë së Jugut, u urdhërua një evakuim për të zhvendosur banorët në strehimore.

Zjarri i Koresë së Veriut nuk shkaktoi dëme civile apo ushtarake, tha ushtria e Koresë së Jugut në një konferencë për shtyp.

“Ky është një akt provokimi që përshkallëzon tensionet dhe kërcënon paqen në Gadishullin Korean”, tha zëdhënësi i Shtabit të përgjithshëm i Koresë së Jugut, Lee Sung-jun pas zjarrit.

Të gjitha predhat e artilerisë së Koresë së Veriut ranë në anën veriore të kufirit detar, tha Lee, duke shtuar se ushtria e Koresë së Jugut, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane, po monitoron lëvizjet e Koresë së Veriut përgjatë bregdetit të saj.

Stërvitja detare e Koresë së Veriut pranë kufirit shkel marrëveshjen e vitit 2018. Ekspertët thonë se Koreja e Veriut mund të intensifikojë testet e saj të armëve në muajt e ardhshëm, duke përshkallëzuar tensionet në Gadishullin Korean para zgjedhjeve parlamentare të Koresë së Jugut në prill dhe zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara në nëntor.

Marrëveshja e vitit 2018 mandaton Seulin dhe Phenianin t'i japin fund stërvitjeve me municione të drejtpërdrejta dhe vëzhgimit ajror në zonat e ndalimit të fluturimeve dhe zonat mbrojtëse që ata kanë krijuar përgjatë kufirit. Marrëveshja, megjithatë, është në rrezik të prishjes pasi dy vendet filluan të përplasen pas lëshimit të parë të suksesshëm të satelitit përgjues ushtarak të Koresë së Veriut në nëntor.

​Koreja e Jugut ka akuzuar Korenë e Veriut për rivendosjen e posteve të rojeve kufitare si dhe për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjes me ushtrime artilerie, duke përfshirë një në dhjetor 2022 në bregdetin lindor të Gadishullit Korean.

Në një takim të partisë në pushtet në fund të dhjetorit, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un sulmoi ashpër Korenë e Jugut.

Ai tha se Koreja e Jugut nuk duhet të konsiderohet partner për pajtimin ose unifikimin dhe urdhëroi ushtrinë të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion - përfshirë armët bërthamore - për të pushtuar Korenë e Jugut në rast të një konflikti.

"Koreja e Veriut tani është në fazën e gjetjes së justifikimit për provokim pasi kundërshtoi marrëveshjen ushtarake të vitit 2018," tha Lee Sang Suk, një profesor në Institutin për Punë të Jashtme dhe Sigurinë Kombëtare.

Ekspertët thonë se Kim ka të ngjarë të rrisë testet e armëve përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke besuar se rritja e aftësive ushtarake do të rriste shanset e tij për lëshime nga SHBA-ja nëse rizgjidhet ish-presidenti Donald Trump./ REL

koreja e veriut koreja e jugut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj