LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa si përgjigje ndaj nëndetëses amerikane

Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian. Ushtria japoneze raportoi se raketat ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë dhe se deri tani nuk ka raportime për dëmtime të anijeve apo avionëve në atë zonë.

19 Korrik 2023, 11:01 Nga f.i
Koreja e Veriut lëshon dy raketa si përgjigje ndaj
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor gjatë mëngjesit të së mërkurës, si përgjigje ndaj vendosjes së një nëndetëseje amerikane që mban armë bërthamore në Korenë e Jugut. Shefat e përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se midis orës 3:30 dhe 3:46 të mëngjesit, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian.

Ato fluturuan rreth 550 kilometra, para se të binin në det në lindje të gadishullit korean. Ushtria japoneze raportoi se raketat ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë dhe se deri tani nuk ka raportime për dëmtime të anijeve apo avionëve në atë zonë.

Nga JCS-ja i bënë thirrje Koresë së Veriut që t'i ndërpresë lëshimet e tilla.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimet e njëpasnjëshme të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe i shohim si akte të rënda provokuese që minojnë paqen dhe stabilitetin e gadishullit korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar, dhe janë një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha JCS-ja në një deklaratë për media.

Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni për këto lëshime të raketave dhe ishte duke u konsultuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj. Gjatësia e fluturimit të raketave të Koresë së Veriut përputhet me distancën midis Phenianit dhe qytetit të Koresë së Jugut, Busanit, ku nëndetësja amerikane USS Kentucky mbërriti të martën pasdite.

Kjo është dërgesa e parë e një nëndetëseje amerikane të armatosur me armë bërthamore në Korenë e Jugut që nga vitet 1980. Më 12 korrik Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurta, që tregoi se mund të arrijë potencialisht thellë në kontinentin amerikan. Nisja u mbikëqyr nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili është zotuar të forcojë më tej aftësitë bërthamore të vendit të tij përballë zgjerimit të aktiviteteve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Raketat u lëshuan në një kohë kur SHBA-ja dhe disa vende të tjera po përpiqen të sigurojnë lirimin e një ushtari amerikan, që u arrestua një ditë më parë kur kaloi pa leje kufirin nga Koreja e Jugut për në Korenë e Veriut.

"Një shtetas amerikan në një turne orientues kaloi, pa autorizim, vijën e demarkacionit ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë", tha Komanda e OKB-së në Twitter.

“Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe po punojmë me homologët tanë për ta zgjidhur këtë incident”, shtoi ai, duke iu referuar Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut.

Forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti. Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryen vazhdimisht testime të armëve bërthamore.

Marrë nga REL

koreja e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj