LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut shfaq dronët e rinj mes raportimeve se ka dërguar më shumë trupa në Rusi

Pheniani më 27 mars publikoi imazhe që shfaqnin Kimin duke inspektuar testimet e dronëve vëzhgues dhe sulmues në një vendndodhje të panjohur.

28 Mars 2025, 17:28 Nga r.ll
Koreja e Veriut shfaq dronët e rinj mes raportimeve se ka dërguar
kim jong un

PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shfaqur dronët e rinj ushtarakë, mes raportimeve se ai ka dërguar edhe 3.000 trupa shtesë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

Pheniani më 27 mars publikoi imazhe që shfaqnin Kimin duke inspektuar testimet e dronëve vëzhgues dhe sulmues në një vendndodhje të panjohur. Ka shqetësime ndërkombëtare se Rusia po i ofron Koresë së Veriut teknologji për dronë në këmbim të ndihmës së konsiderueshme ushtarake.

Po të njëjtën ditë që Kimi inspektoi dronët e rinj, agjencia e lajmeve koreanojugore Yonhap, citoi Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë së Seulit të ketë thënë se “duket se afër 3.000 [trupa shtesë të Koresë së Veriut] janë dislokuar [në Rusi] në janar dhe shkurt”.

Raportimet për dislokime të reja vijnë pasi më herët një kontingjent prej 11.000 ushtarësh të Phenianit u dërguan dhe trupat janë parë në fushëbetejën në rajonin Kursk të Rusisë.

“Mund të themi se Rusia veçse është bërë e varur nga Koreja e Veriut në shumë mënyra, jo vetëm për predha, por edhe për armë të tjera... si dhe në aspektin e ushtarëve”, tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë analisti ukrainas, Oleh Saakyan.

Dislokimi i trupave shtesë fillimisht u raportua në fund të shkurtit, por nuk kishte detaje për numrin e ushtarëve.

Zhvillimet e reja vijnë në kohën kur zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, i tha medias shtetërore se po bëhen plane që Kim ta vizitojë Moskën më vonë gjatë këtij viti.

Kim më herët kishte vizituar Moskën, duke udhëtuar me trenin e tij të blinduar më 2019 dhe 2023, kur u takua me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu ka qëndruar disa herë në Kinë dhe po ashtu ka mbajtur samite me presidentin amerikan, Donald Trump, më 2018 dhe 2019.

Ka pasur një përmirësim substancial të raporteve mes Moskës dhe Phenianit që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Përveç se ka dërguar trupa, Koreja e Veriut po ashtu ka dërguar raketa me rreze të mesme veprimi, obusë dhe raketahedhës, sipas ushtrisë të Koresë së Jugut.

“Në realitet, gjendja e ekonomisë ruse dhe kërkesat e Rusisë për mobilizim po bëhen gjithnjë e më të vështira që të përmbushen, sikurse edhe në Ukrainë”, tha Saakyan, bashkëthemelues i Platformës Kombëtare të Ukrainës për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, një grup jofitimprurës.

“Ne veçse mund të shohim gjithnjë e më shumë armë nga Koreja e Veriut që po shfaqen në frontin e luftës”.

Shtabi i Përgjithshëm i Seulit tha se zhvillimet e reja po ashtu përfshijnë pajisje shtesë dhe municion.

Ky zhvillim vjen në kohën kur Rusia po kërkon që shtetet perëndimore të ndalojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën, si kusht për një marrëveshje për armëpushim të pjesshëm.

Muajin e kaluar, Kim tha se forcat e tij do të vazhdojnë të mbështesin Rusinë si pjesë e një “partneriteti gjithëpërfshirës strategjik”.

Dislokimi i ushtarëve në Rusi nisi vjeshtën e kaluar. Fillimisht, nuk shkoi mirë, pasi kishte raportime për viktima të shumta teksa ushtarët koreanoveriorë e kishin të vështirë të përballeshin me sulmet ukrainase me dronë.

Në fund të janarit, një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase i tha Current Time se trupat e Koresë së Veriut ishin larguar nga vija e frontit “për shkak të humbjeve të mëdha”.

Komanda për operacione të posaçme e Ukrainës i tha Radios Evropa e Lirë se trupat koreanoveriore “u detyruan që të tërhiqeshin”.

Por, së voni performanca e tyre duket se është përmirësuar. Forcat e Koresë së Veriut thuhet se kanë pasur rol në dëbimin e forcave ukrainase në betejat e fundit në rajonin e Kurskut.

Roli i tyre në luftime ka rritur shqetësimet në Korenë e Jugut se forcat e Kimit po fitojnë përvojë të çmuar në fushëbetejë. Po ashtu ka shqetësime mbi mundësinë e transferimit të teknologjisë nga Moska në Phenian.

Media shtetërore koreanoveriore raportoi më 27 mars se Kim ishte i kënaqur me dronët e rinj dhe tha se prodhimi do të rritet, pasi dronët dhe inteligjenca artificiale janë bërë prioritete kryesore.

Zëdhënësi i ushtrisë të Koresë së Jugut, Lee Sung Joon, tha se dronët e rinj që janë shfaqur mund të kenë komponentë nga Rusia, por Pheniani me gjasë po i ekzagjeron aftësitë e këtyre fluturakeve pa pilotë.

“Ne vlerësojmë se këta dronë mund të rrëzohen me lehtësi”, tha ai./REL

koreja e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj