LIVE UPDATES
Bota

Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia, VOA: Janë efektivë dhe të rëndësishëm në konfliktet botërore

Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur numrin e dromëve të blerë e as çmimin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkroi në rrjetet sociale se dronët Bayraktar “janë lloji më i fundit i armatimit që kemi blerë, posedimi i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”.

16 Korrik 2023, 14:48 Nga I.A
Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia, VOA: Janë efektivë dhe
Bayraktar

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi të dielën blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti i cili u shfaq me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se “Kosova tash është edhe më e sigurt”, ndërsa theksoi se tanimë oficerët e Forcës së Sigurisë kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur numrin e dromëve të blerë e as çmimin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkroi në rrjetet sociale se dronët Bayraktar “janë lloji më i fundit i armatimit që kemi blerë, posedimi i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”.

Dronët turq që njihen në treg si të lirë dhe efektiv, janë vlërsuar të rëndësishëm në konfliktet në botë, përfshirë edhe atë në Ukrainë. Shqipëria kohë më parë bleu dronë Bayraktar, ndërsa muajin e kaluar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ka hequr dorë nga synimi për blerjen e dronëve të tillë, në shenjë proteste ndaj armatosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovë nga vendet e NATO-s, posaçërisht nga Turqia.

"Brenda pesë muajsh ne do të marrim disa qindra deri në 1000 dronë kamikaz, në Lindjen e Mesme”, tha presidenti serb Vuçiç, duke lënë të kuptohet se blerjet e tilla do të bëhen nga Irani, ngjashëm me blerjet ruse.

Autoritetet në Kosovë nuk thanë se kur kanë arritur dronët në Kosovë, por jozyrtarisht është thënë se kjo ka ndodhur në muajin maj pak para stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2023”, nga të cilat Kosova u përjashtua për shkak të situatës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe, kur për gati dy muaj qytetarët serbë po kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore dhe është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri. Javën e kaluar qeveria e Kosovës është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.

Zyrtarët evropianë e kanë mirëpritur pajtimin e Kosovës për hapat e parë drejt uljes së tensioneve ndërsa presin përparim të mëtejmë në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pajtimin e Kosovës për shtensionim të situatës i ka quajtur lojë të disave në perëndim që sipas tij kërkojnë një arsye të fajësojë Serbinë dhe të ruajnë “foshnjën e tyre”.

Javën e ardhshme kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall me mbështetjen e perëndimit. Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë.

Marrë nga VOA

albin kurti armend mehaj bayraktar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj