LIVE UPDATES
Bota

Kosova deri në fund të vitit pritet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Marrë parasysh këtë votim dhe rrethanat e krijuara pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është i mundur, vlerësojnë analistë politikë e njohës të integrimeve.

29 Prill 2023, 22:16 Nga I.A
Kosova deri në fund të vitit pritet të bëhet anëtare e
Keshilli i Evropes

KOSOVË- Mundësitë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës deri në fund të këtij viti, janë mjaft të mëdha. Kështu thonë analistë politikë e njohës të zhvillimeve politike në vend. Ata thonë se Kosova në masë të madhe i ka të plotësuara kriteret për anëtarësim, prandaj një gjë e tillë edhe mund të ndodhë pa vonesa të mëdha.

Pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit të kaluar, Kosova të hënën e 24 prillit bëri një hap të rëndësishëm në drejtim të anëtarësimit në këtë organizatë evropiane. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës mori vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës, pasi pro votuan 33 nga 46 vendet anëtare.

Marrë parasysh këtë votim dhe rrethanat e krijuara pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është i mundur, vlerësojnë analistë politikë e njohës të integrimeve. Në një prononcim për Radio Kosovën, politologia, Arta Tahiri thotë se deri në fund të vitit, Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Kosova pothuajse në masën më të madhe i ka të plotësuara kriteret që kërkohen për të qenë pjesë e kësaj organizate. Këshilli i Evropës është organizatë që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut. Institucionet tona në vazhdimësi po dëshmojnë një respektim të jashtëzakonshëm të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve. Prandaj, anëtarësimin e Kosovës e shoh si një mundësi të jashtëzakonshme dhe të mundur brenda vitit 2023”, tha ajo.

Përveç dritës jeshile që Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës tashmë ka dhënë për anëtarësimin e Kosovës, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, edhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, do të ndikojnë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me vetë faktin se kemi pasur përparim të madh në dialog, atëherë rrjedhimisht janë hapur edhe dyert për pranimin e Kosovës në këtë institucion evropian. Unë mendoj se deri në fund të vitit, shteti ynë do të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. E them këtë pasi edhe përkrahja për ne është maksimale. Por, gjithsesi një rol të madh e luan edhe mungesa e Rusisë”, tha Muhaxhiri.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Aktualisht i ka 46 anëtarë. 7 prej tyre votuan kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Në mesin e shteteve që votoi kundër ishte edhe Serbia, e cila me këtë veprim shkeli marrëveshjen e 27 shkurtit të arritur në kuadër të dialogut në Bruksel, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizata ndërkombëtare.

arta tahiri artan muhaxhiri kosova ne keshillin e evropes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj