LIVE UPDATES
Bota

Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit, s'ka problem për njerëzit

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera. 

18 Korrik 2023, 17:37 Nga k.m.
Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës
Foto ilustruese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës (AUV) thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes murtaja afrikane e derrit. Rasti i parë në Kosovë u konfirmua më 17 korrik në një fermë derrash në komunën e Kllokotit - pjesa jugperëndimore e vendit. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky, njëherësh, është rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në historinë e Kosovës.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera. Thaçi thotë se të gjithë derrat e infektuar në fermën në Kllokot janë asgjësuar. Sipas tij, atje kanë qenë 22 derra - pesë prej të cilëve kanë qenë të ngordhur.

Thaçi thotë se zyrtarët e AUV-it i kanë asgjësuar pastaj të gjitha kafshët në fermë, pasi Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrit në të.

“Sipas ligjit, kërkohet që të gjithë derrat e pranishëm në fermë të asgjësohen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes”, thotë Thaçi.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, AUV-i ka krijuar një shtab të krizës, thotë ai, ndërsa ka nisur edhe hulumtimin epidemiologjik të fermave të derrave që gjenden në perimetrin prej tri kilometrash larg fermës me derra të infektuar. Thaçi shton se therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes në fjalë, është e ndaluar. Simptomat e murtajës afrikane të derrit përfshijnë: ethe, mungesë oreksi, lëkurë të skuqur, diarre dhe të vjella.

Thaçi, nga AUV-i, bën të ditur se numri i fermave të derrave në Kosovë është 5.242. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në rajonin e Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vend jetojnë mbi 47 mijë derra, që përbëjnë 8.6 për qind të numrit të përgjithshëm të kafshëve.

Kurtesh Sherifi, ligjërues i lëndës Sëmundja Infektive Virale te Kafshët në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se murtaja afrikane e derrit nuk e rrezikon shëndetin publik, porse ka ndikim vetëm në aspektin ekonomik, për shkak të ngordhjes apo asgjësimit të derrave të infektuar.

“Nuk ka rrezik te njerëzit. Problemi qëndron te humbjet ekonomike. Pothuajse një pjesë e shteteve evropiane janë të prekura nga murtaja afrikane e derrit dhe ato kanë frikë se u dëmtohet ekonomia, dëmtohet fermeri... dhe kanë obligime financiare në kontrollin e sëmundjes”, thotë Sherifi.

Ai shton se izolimi dhe asgjësimi i derrave të infektuar me murtajë afrikane janë disa prej masave që parandalojnë përhapjen e sëmundjes. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, në periudhën 9 qershor - 29 qershor, në Evropë janë raportuar 154 raste të derrave të infektuar nga murtaja afrikane. Nga kjo shifër, 28 janë raste të derrave të butë dhe 126 të derrave të egër.

Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Letoni, Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Rumani. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural se a ka kërkuar të ndalohet importi i produkteve të përpunuara nga mishi i derrit nga shtetet ku është konfirmuar kjo sëmundje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Në ueb-faqen e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve thuhet se, duke mos pasur një vaksinë efektive kundër murtajës afrikane të derrit, sëmundja jo vetëm që pengon shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, por ka ndikime të dëmshme edhe në biodiversitet, si dhe në jetesën e fermerëve.

Sëmundja është identifikuar për herë të parë në vitin 1921 në Kenia./REL

auv murtaja e derrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj