LIVE UPDATES
Bota

Kritika për mbajtjen fshehtë të gjendjes shëndetësore të Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA

Ai u operua për kancerin e prostatës në fund të dhjetorit, sipas Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

10 Janar 2024, 15:06 Nga N.F
Kritika për mbajtjen fshehtë të gjendjes shëndetësore
Lloyd Austin

SHBA- Pentagoni ka ofruar detaje të reja trajtimit të fshehtë në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin. Ai u operua për kancerin e prostatës në fund të dhjetorit, sipas Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, Sekretari Austin më 1 janar u dërgua urgjentisht në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të komplikimeve nga operacioni, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ishte njoftuar fare. Kjo ka nxitur disa ligjvënës republikanë të kërkojnë dorëheqjen e tij, ndonëse Pentagoni thotë se zoti Austin nuk ka në plan ta bëjë këtë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbetet i shtruar në spital pasi u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake Walter Reed më 1 janar për një infeksion pas operacionit për të trajtuar dhe kuruar kancerin e prostatës.

“Infeksioni i tij është pastruar. Gjendja e tij vazhdon të përmirësohet dhe ne parashikojmë një rikuperim të plotë, megjithëse ky mund të jetë një proces i ngadaltë”, tha gjeneralmajori Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se zoti Austin nuk e njoftoi presidentin Biden për diagnostikimin me kancer deri të martën, më shumë se dy javë pas operacionit në dhjetor dhe tetë ditë pasi u dërgua me urgjencë në spital më 1 janar.

“Askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e dinte se sekretari Austin kishte kancer në prostatë deri të martën në mëngjes”, tha zoti Kirby.

Sekretari Austin ia transferoi autoritetin zëvendësit të tij më 2 janar pa shpjegime, diçka që Pentagoni thotë se mund të ndodhë për një sërë arsyesh rutinë. Ekipi i zotit Austin nuk e njoftoi Presidentin Biden e as Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Kathleen Hicks për shtrimin në spital për tre ditë. Pentagoni nuk e bëri të ditur publikun se zoti Austin ishte në spital për katër ditë.

“Ne e pranojmë se duhet të bëjmë një punë më të mirë për sa i përket afateve kohore dhe transparencës, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e sekretarit dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë një punë më të mirë herën tjetër”, thotë zëdhënësi i Pentagonit, Gjeneralmajor, Pat Ryder.

Disa ligjvënës republikanë tani po bëjnë thirrje për dorëheqjen e zotit Austin, por Pentagoni thotë se kjo nuk do të ndodh.

“Ai nuk e ka në plan të japë dorëheqjen”, thotë Gjeneralmajori Ryder. Shtëpia e Bardhë njofton se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin gëzon besimin e plotë të presidentit.

Marrë nga VOA

shba pentagon lloyd austin kancer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj