LIVE UPDATES
Bota

Kritikoi Zelensky-n, figura të larta të republikanëve kundërshtojnë Trump: Është Vladimir Putin ai që e filloi luftën

Ditëve të fundit, Trump ka intensifikuar kritikat ndaj Zelenskyt, duke e përshkruar atë si “diktator pa zgjedhje” dhe duke sugjeruar që Ukraina mban përgjegjësinë për pushtimin rus të shtetit fqinj.

20 Shkurt 2025, 14:52 Nga M.B
Kritikoi Zelensky-n, figura të larta të republikanëve
Senatori republikan, Roger Wicker.

SHBA- Figura të larta të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar deklaratat e bëra nga presidenti Donald Trump, që kishin për shënjestër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ditëve të fundit, Trump ka intensifikuar kritikat ndaj Zelenskyt, duke e përshkruar atë si “diktator pa zgjedhje” dhe duke sugjeruar që Ukraina mban përgjegjësinë për pushtimin rus të shtetit fqinj. Deklaratat e presidentit kanë rritur shqetësimet në mesin e figurave brenda Partisë Republikane, të cilët janë të shqetësuar se sinjalizimi i gatishmërisë për të ndërprerë mbështetjen për Kievin mund ta inkurajojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Insistimi i Trumpit për ta paraqitur Zelenskyn në aspekt negativ është në kontrast të madh me shumë senatorë republikanë, të cilët vazhdojnë ta shohin Ukrainën si viktimë të agresionit rus. Senatorë kyç republikanë kanë shprehur mbështetje të madhe për Ukrainën. Senatori John Kennedy (republikan nga Luiziana) nuk i kurseu fjalët kur foli për kërcënimin që paraqet Putini, duke e përshkruar atë si një “gangster me zemër të zezë.... që e bën Jeffrey Dahmer [vrasës serik] të duket si Nënë Tereza”.

“Është Vladimir Putini ai që e filloi luftën”, tha Kennedy. “Gjithashtu besoj, përmes përvojës së hidhur, që Vladimir Putin është gangster... Ai e ka etjen e Stalinit për gjak”.

Senatori Roger Wicker (republikan nga Misisipi) u bëri jehonë shqetësimeve të Kennedyt, duke thënë se bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës duhet të zhvillohen me përfshirjen e ukrainasve dhe duhet të merren parasysh interesat evropiane.

“Putin është kriminel lufte dhe duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, apo edhe të ekzekutohet”, tha ai.

Në një intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Ukrainës, Oleh Didenko, tha se nga diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë përfiton vetëm Rusia.

“Kjo çështje po ngrihet për të minuar legjitimitetin e Qeverisë në Ukrainë, për të dobësuar besimin në ekzekutiv, për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

“Sipas meje, ky është një element i luftës hibride që po përdoret në mënyrë aktive nga armiku ynë”.

Këto deklarata erdhën pasi Trump shkroi një ditë më herët në Truth Social se “ne po negociojmë me sukses me Rusinë për përfundimin e luftës”. Ai shtoi se Zelensky “bënë mirë të veprojë shpejt, apo nuk do të ketë më shtet”. Reagimet e Trumpit erdhën pasi Zelensky e akuzoi Trumpin se po jetonte në “hapësirën e dezinformimit” rus.

Senatori Thom Tillis (republikan nga Karolina e Veriut) nuk u pajtua me cilësimin që Trumpi i bëri Zelenskyt, kur e quajti “diktator”, edhe pse Tillis nuk e kritikoi drejtpërdrejt presidentin amerikan.

“Nuk është kjo fjala që unë do të përdorja”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka ekuilibër moral mes Vladimir Putinit dhe presidentit Zelenskyt”.

“Qartësisht, Vladimir Putin është përgjegjës për këtë luftë”, tha Tillis. “Vendimi i tij ka rezultuar në vrasje, përdhunim, torturë dhe rrëmbim të një numri të panjohur të ukrainasve. Ai e ka përgjegjësinë për këtë luftë”.

Udhëheqësi i Senatit, John Thune (republikan nga Dakoda e Veriut) po ashtu nuk e kritikoi Trumpin për deklaratat e bëra.

“Presidenti flet për vete”, u tha ai gazetarëve. “Unë mbështes një rezultat dhe përfundim paqësor në Ukrainë... Dhe, mendoj se tani, administrata, presidenti dhe ekipi i tij po punojnë për të arritur këtë”.

Edhe pse mandati presidencial i Zelenskyt ishte paraparë të përfundonte në maj të vitit 2024, Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje pasi vendi ka shpallur gjendje lufte pasi Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj