Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Gjukanoviçit, edhe pse gjatë viteve të kaluara ishte kundër ndërhyrjes së jashtme në mosmarrëveshjet e brendshme politike, ai tani beson se situata kërkon ndihmë nga BE-ja.
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka nënshkruar ndryshimet e reja të miratuara në Ligjin për Presidentin. Më herët të premten, ai shprehu besimin se ka nevojë për përfshirjen e ndërmjetësve të BE-së në zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.
Sipas Gjukanoviçit, edhe pse gjatë viteve të kaluara ishte kundër ndërhyrjes së jashtme në mosmarrëveshjet e brendshme politike, ai tani beson se situata kërkon ndihmë nga BE-ja.
“Mendoj se thellësia e problemeve me të cilat po ballafaqohemi në këtë fazë të jetës politike në Mal të Zi, me një shpërfillje kaq arrogante ndaj rekomandimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare, detyrimisht kushtëzon zgjidhjen e tyre me ndihmën e partnerëve”, tha Gjukanoviç.
Ai kritikoi shumicën parlamentare për humbjen e mundësisë për të zgjedhur një qeveri pasi dy qeveritë e mëparshme humbën mbështetjen parlamentare dhe iu nënshtruan një votëbesimi. Gjukanoviç ka shpjeguar se ka refuzuar propozimin e Parlamentit për t'i dhënë Miodrag Lekiçit, liderit të Demos, mandatin për të formuar qeverinë e re për shkak të mosrespektimit të afateve kushtetuese. Gjukanoviç më pas propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, por Parlamenti e refuzoi propozimin e tij.
Presidenti malazez shprehu mosbesim se shumica aktuale parlamentare mund të zgjidhë “vakumin institucional” dhe të zgjedhë një qeveri që do të jetë në gjendje të trajtojë çështjet me të cilat përballet vendi. Ai akuzoi mazhorancën parlamentare si jo të besueshme dhe të udhëhequr nga interesa ditore politike.
“Prandaj nuk mendoj se një shumicë e tillë mund të zgjedhë një qeveri që do të ishte në gjendje t'i zgjidhte problemet e vështira në të cilat ndodhet vendi ndërkohë”, ka theksuar Gjukanoviç në intervistën për MINA.
Sipas Gjukanoviçit, shtyrja e seancës së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim është tregues i qëndrimit të BE-së ndaj ekzekutivit malazez. Ai shprehu besimin se do të pasojnë më shumë situata si kjo.
“Për mendimin tim, është plotësisht logjike që, nëse keni një marrëveshje stabilizimi dhe asocimi me BE-në, nëse keni filluar procesin e negociatave, nëse rikonfirmoni angazhimin tuaj për të qenë pjesë e BE-së në baza ditore dhe jeni të vetëdijshëm për rregullat për t'u bërë pjesë e atij komuniteti prestigjioz, ju duhet të jeni plotësisht në përputhje me legjislacionin e Unionit”, tha Gjukanoviç.
Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut SHKUP- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me alarmet fa...
Barrikadat KOSOVË- Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fs...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministëri i Kosovës, njëkohësisht dhe kryenegociatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbis...
Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se në vend të n...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Afganistani ka nisur më 19 dhjetor një fushatë në shkallë të gjerë të vaksinimit, q&eum...
foto ilustruese SHBA- Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë politike, ai jetonte në Rusi dhe punonte në një b...
Gjini dhe Kusari-Lila KOSOVË- Ditën e sotme mediat zviceriane kanë raportuar se Kosova dhe Serbia kanë mbajtur dhe po mbajnë ...
Boris Johnson BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas lajmit të kalimit të azilkë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë...
Liban LIBAN- Rreth 26 persona të burgosur u arratisën nga një burg në Libanin perëndimor. Anadolu Agency reportoi se shumica prej ...